E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas ndeshjes Dinamo-Besa, Kuzhe mbledh kuqezinjte

Pas perfundimit te takimeve te sotme te Kategorise Superiore, trajneri kuqezi Josip Kuzhe do te grumbulloje ekipin ne Durres, ne vigjilje te ndeshjes miqesore me Malin e Zi dhe Andorren. Kuzhe pritet te jete i pranishem ne "Qemal Stafa", per te ndjekur nga afer ndeshjen e fundit mes dy ekipeve me te mira, Dinamo dhe Besa. Blute do te presin kavajasit ne kete sfide te fundit, per te festuar titullin e 18-te ne historine e tyre. Dinamo, nen drejtimin e trajnerit Shkelqim Muca e dominoi garen, nga fillimi i ketij sezoni dhe u shpall kampione ne fund ta fazes se dyte. Ishte Besa qe rivalizoi deri nje faze me pare, kur edhe u mbyllen llogarite me titullin. Per perfundimi te kampionatit, trajneri Kuzhe do te perqendroje vemendjen nga ndeshjet e ekipit kombetar dhe rinovimit te ekipit perfaqesues per te ardhmen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›