Kuqezinjte pushtojne merkaton, kerkojne te ndryshojne ambient
Disa lojtare te kombetares sone do te jene objekt i merkatos se veres, pas dy ndeshjeve te qershorit. Emrat e tyre kane filluar te qarkullojne ne klubet e tjera, nderkohe qe pas ndeshjeve te kombetares, jane disa titullare qe pritet te ndryshojne destinacion. Fantazisti i Enerxhi Kutbusit, Ervin Skela veshtire se do te pranoje te luaje me gjysme rroge, ne nje kategori me poshte, pas zbritjes se ekipit te tij. Mediat gjermane njoftojne se Ervin Skela eshte ne fokusin e Mainc '05, ne te njejtin ekipi ku aktivizohet edhe Jahmir Hyka. Kristi Vangjeli prej nje sezoni, pret qe te kaloje ne nje skuader te re. Vlonjati do te vendose per te ardhmen e tij, pas ndeshjes miqesore te 10 qershorit ndaj Gjeorgjise. Por edhe Lorik Cana, qe e mbylli sezonin ne France ne vend te dyte, do te kete si destinacionin me te mundshem Angline. Mediat angleze njoftojne se deshira e lojtarit kuqezi, per t'u aktivizuar ne nje kampionat me te forte dhe interesi i klubeve me te mira te Premier Liges per te marre sherbimet e tij. Kapllani ndryshoi ekipin, pas perfundimit te kampionatit, duke kaluar tek Augsburgu ne Bundesligen e dyte. Besart Berisha, veshtire se do te perfshihet ne planet e Bernlit, ne Premier Lige. Por edhe sulmuesi i Riedit, me 14 gola ne sezonin e fundit, po shqyrton disa oferta te tjera, ne kampionate me te forta. Klodian Duro theksoi se e ardhmja e tij nuk eshte e sigurt, tek Omonia ne Qipro. Lojtaret kuqezi qe luajne ne Ukraine, kane shprehur gjithashtu deshiren e tyre, per te luajtur ne nje kampionat me te forte.
Skela
Pas ndeshjeve "Play-Out", ekipi i Ervin Skeles ra ne Bundesligen e dyte. Fantazisti i kombetares pritet te ndryshoje ambient dhe pista me e re eshte ajo e ekipit te Maincit, qe eshte ngjitur kete edicion ne Bundesligen e pare.
Cana
Jane edhe disa ekipe te tjera te Premier Liges, pervec gjiganteve te Liverpulit dhe Arsenalit, qe kerkojne me insistim sherbimin e mesfushorit te kombetares sone. Oferta me e mire, do te vendose per te ardhmen e lojtarit.
Stervitja
Plotesohet grupi, Kuzhe euforik
Grupi i kombetares sone eshte plotesuar me ne fund, pas rikthimit te disa titullareve qe ishin te impenjuar deri pak dite me pare me ekipet e tyre, ne Evrope. Lojtaret qe aktivizohen ne Ukraine, si Lorik Cana, Erjon Bogdani e Hamdi Slaihi, jane vene ne dispozicion te trajnerit Kuzhe, te fundit. Trajneri eshte njohur me secilin prej tyre. Me tej ne "Niko Dovana", ndaj nje seleksionimi te te rinjve, lojtaret e drejtuar nga Kuzhe zhvilluan nje test, ne vigjilje te sfides se 6 qershorit. Trajneri i ka provuar te gjithe lojtaret, duke mos dhene asnje mundesi, per te krijuar idene se cilet do te jene titullare ndaj 6 qershorit, ku deshira mbetet e madhe per te gjithe kuqezinjte e grumbulluar.
Bogdani e Salihi, preferencat e Kuzhe
Trajneri kroat Kuzhe, ne ndryshim nga paraardhesi i tij Ari Han, pritet te aktivizoje dy sulmues, jo nje si holandezi. Keshtu, Hamdi Salihi do te kete te sigurt nje vend ne sulm, nderkohe qe bashke me shkodranin, me shume shanse ka aktualisht Erjon Bogdani. Sulmi do te kete mbeshtetjen e fantazistit, Ervin Skela. Nga kampi kuqezi ne Durres, raportohet se jane menduar disa ndryshime edhe ne repartet e tjera, si ne mbrojtje dhe ne mesfushe. Keshtu, kosovari Lorik Cana eshte projektuar per te luajtur ne mesfushe si shkaterrues, ne rolin e tij natyral dhe lojtare te tjere mbrojtjes, do te jene ne repartin e tyre.