E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Spidermani" francez, arrestohet ne Australi

Francezi Alain Robert, i quajtur "Spidermani" (Njeriu Merimange), eshte ngjitur neper fasaden e nje ndertese shumekateshe ne Sydney, ndersa policia australiane e ka arrestuar me te zbritur. Nga ana e tyre, kalimtaret e shumte kurioze, te cilet bllokuan per disa minuta trafikun rrugor, e kane pershendetur heroin me duartrokitje. Policia lokale australiane kishte mbyllur rruget qe te conin te sheshi "Aurora", ndersa Robert ngjitej, pa rripa mbrojtes apo litare, ne ndertesen 219 metra te larte. Aventuristi 46-vjecar eshte i njohur per ngjitje te paligjshme neper ndertesa te larta ne mbare boten. Deri me tani francezi eshte ngjitur ne mbi 80 rrokaqiej dhe ka per qellim t'i terheqe vemendjen publikut boteror, per ngrohjen globale te planetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›