E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi: Me nje barazim, Portugalia mbetet jashte

Aranit Muraci

Shqiperia do te kerkoje maksimumin, qe te shenoje nje rezultat pozitiv ne ndeshjen e 6 qershorit, ndaj Portugalise dhe mund t'i shpjere luzitanet ne nje rast te tille, jashte boterorit afrikan. Edhe me nje barazim, ne ndeshjen me kombetaren tone, Portugalia do ta kete thuajse te pamundur kualifikimin ne boterorin "Afrika e Jugut 2010". "Yje" te futbolli boteror, me ne krye Kristiano Ronaldon do te bejne buje te madhe, ne rast te ndonje deshtimi te mundshem, perballe kuqezinjve ne "Qemal Stafa". Sulmuesi i kombetares sone, Salihi beson te kunderten, pra arritjen e nje rezultati pozitiv nga ana e kuqezinjve. Per kombetaren shqiptare nuk ka asnje rendesi, nese Portugalia mbetet jashte boterorit. Me kete optimizem flet sulmuesi shkodran i perfaqesueses, Hamdi Salihi qe beson fort te nje rezultat pozitiv, qe eshte i mundshem dhe kombetarja do te kerkoje maksimumin, pa marre parasysh synimet e portugezeve. Edhe pse do te jete e veshtire dhe ndonje ngjitje e mundshme e kombetares shihet si e pamundur, kombetarja do te luaje qe te kenaqe ne maksimum tifozet kuqezi, ne shkallet e stadiumit "Qemal Stafa". "Kombetares sone nuk i intereson objektivi i asnje kundershtari ne grupin tone", - theksoi Salihi, pas seances se djeshme stervitore ne Durres, ku po vijon pergatitjet intensive, ne vigjilje te ndeshjes me Portugaline. Autori i 14 golave per Riedin, ne Austri, beson tek nje rezultat pozitiv per sfiden e radhes. "Shqiperia ka mundur te shenoje disa rezultate pozitive ne ndeshjet e kaluara, perballe kundershtareve me te forte te grupit. Edhe ndaj Portugalise, madje ne fushen e kesaj te fundit, arritem dhe moren nje barazim, gje qe nuk perjashton mundesine e ndonje suksesi tjeter", - thekson Salihi. Nuk ka rendesi nese do te preferohet titullar nga trajneri Kuzhe, apo do te qendroje ne stol dhe nese luan, serish per shkodranin mjafton qe kombetarja te rikthehet ne ditet e saj me tumira."Ne drejtimin e trajnerit te ri, Kuzhe punet po ecin mire. Nuk do te kete asnje rendesi per mua, nese do te jem apo jo ne fushe, pasi kjo do te jete nje zgjedhje e trajnerit. Na mungon goli dhe duhet te shenojme, ndaj Portugalise", - theksoi Hamdi Salihi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›