Kuqezinjtë, sot testi i parë në sytë e Kuzhesë
TIRANE- Futbollistët e kombëtares shqiptare do të zhvillojnë sot testin e parë nën sytë e trajnerit Josip Kuzhe, kur të përballen në orën 15 me skuadrën turke të Adanasporit. Në Antalia, ku janë grumbulluar për një "zbor" 7 ditor, kuqezinjtë do të kenë shansin të bindin trajnerin kroat se e meritojnë një ftesë në të ardhmen. Kuzhe ka bërë të ditur në seancën e pasdites së në miqësoren e sotme do të luajë me Moçkën në portë, Lilën, Pishën, Shoshin e Saminën në mbrojtje; Muçën, Sefën, Vilën dhe Muzakën në mesfushë, ndërsa sulmi do t'i besohet dyshes Bakaj-Bala. Dje, tekniku ka punuar në mënyrë individuale me lojtarët, për t'i parë ata më nga afër dhe për t'i këshilluar për ndeshjen e sotme, që është e para në tokën turke.(s.g/BalkanWeb)