Puke, 17 fshatra pa energji, bora izolon komunat e thella
TIRANE- Në veri dhe verilindje të vendit, reshjet e borës kanë krijuar vështirësi, për shkak të ngricave dhe temperaturave të ulëta. Komunat e thella malore vazhdojnë të jenë të bllokuara. Në Pukë 17 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të shtyllave elektrike të tensionit të mesëm. Dëmtimi ka ardhur nga ngricat që kanë përfshirë këto ditë zonën. Policia rrugore informon se mbetet problematik aksi Qafë Mali- Fierzë. Qarkullimi në këtë aks është i dosmosdoshëm me zinxhirë. Brenda në qytetin e Pukës ngricat kanë dëmtuar dhe një sërë pemësh dekorative.Në Kukës pavarësisht ndërprerjes së rreshjeve të borës që prej pasdites së djeshme,mbetet të bllokuara komunat Arrën, Zapod, Grykëcaj dhe Topojan.Vështirësi qarkullimi kanë patur akset Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Bushtricë ku po punohet me borëpastruese, ndërsa energjia elektrike është rikthyer.Në Dibër rezultojnë të bllokuara nga reshjet e borës, aktualisht kanë pushuar, komuna Lurë dhe Kalaja e Dodeë ku trashesia arrin deri ne 50 centimetra dhe disa fshatra në Zercan e Ostren.(s.g/BalkanWeb)