E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqi huazohet ne Derby

Derby County ka njoftuar permes uebfaqes se vete zyrtare se e ka huazuar sulmuesin kosovar Shefki Kuqi per tre muaj deri ne janar nga Swansea City. 33 vjecari me pasaporte finlandeze pritet te debutoje per Derbyn te marten mbrema kunder Hull City ne ligen e dyte angleze Championship. Sulmuesi i rrezikshem ka mbi 300 paraqitje ne karriere ndersa ka realizuar me shume se 100 gola.

Ai ka nje eksperience edhe ne Premierlige. Kuqi nuk eshte i panjohur per fansat e Derbyt pasi ka shenuar ne secilen nga tri ndeshjet e fundit kunder Rams derisa luante per Crystal Palace e Swansea. Ai shenoi ne te dyja fitoret e Palace ndaj Derby ne sezonin 2008/09 dhe golin e vetem te Swanseas sezonin e kaluar e cila e vizitonte stadiumin Pride Park.

Shefkiu ishte kercenim potencial kunder nesh ne te kaluaren dhe tash ne shpresojme qe ai ta beje ekzakt te njejten gje ne fanellen e Derby County. Ai do na e perforcoje sulmin eshte i madh i fuqishem dhe ka qene golashenues kudo qe ka luajtur ka thene menaxheri i Derbyt Nigel Clough per uebfaqen zyrtare te klubit dcfc.co.uk

Kuqi realizoi dy gola kete sezon per Swansean ne Carling Cup kunder Barnet e Tranmere Rovers. Pas largimit te menaxherit Paolo Sousa minutazhi i sulmuesit vushtrrias ishte zvogeluar keshtu qe ai vendosi te largohej. Kuqi u kthye ne Angli ne fillim te ketij viti ku shenoi 5 gola sezonin qe shkoi me Swansean e cila deshtoi te kualifikohej ne play-off ne momentet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›