E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina sfidon Rusine

Kosova respektivisht Prishtina do ta sfidoje Rusine. Kesaj radhe jo ne Kombet e Bashkuara por ne parket. Shorti ka percaktuar qe kampioni i Kosoves ne konkurrencen e femrave Prishtina te perballet me klubin rus Kuban.

Rusia eshte kundershtari i shtetit te Kosoves derisa vashat prishtinase i pret nje ndeshje e nxehte perballe ruseve ne rrethin e dyte te EHF Cup.

Shteti rus i nuk njeh pasaportat e Kosoves dhe kjo mund te paraqese problem serioz per klubin e Prishtines qe do te udhetoje drejt qytetin Krasnodar qe gjendet ne jug te Rusise.

Megjithekete trajneri i bardhekaltrave Agim Shkodra nuk beson se do kete probleme per pajisje me viza per udhetim ne Rusi.

Nuk besoj se ruset do te na nxjerrin problem per pajisje me viza. Nese kjo ndodh atehere klubi Kuban do ti barte pasojat nga Federata e Hendbollit Evropian ka thene shkurt Shkodra.

Vashat nga kryeqyteti ne rrethin e pare te EHF Cup eliminuan ekipin qipriot Enosi Neoleas Athienou me rezultat te pergjithshem 6158. Pas ketij suksesi klubi kryeqytetas ka filluar pergatitjet per perballjen me hendbollistet ruse.

Takimi i pare ndermjet klubit kosovar dhe atij rus do te zhvillohet ne Pallatin e Rinise dhe te Sporteve ne Prishtine me 16 ose 17 tetor ndersa ndeshja e kthimit do te zhvillohet pas nje jave ne qytetin Krasnodar.

Ndeshje e nxehte do te zhvillohet edhe ne muajin nentor kur Kastrioti nga Ferizaj ne konkurrencen e femrave do te perballet me klubin serb Knjaz Milos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›