E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami ne planet e Liverpoolit

Pasi deshtoi transferimi ne Rome ne momentet e fundit te afatit kalimtar te veres Valon Behrami eshte futur ne planet e Liverpoolit. Sipas ueb faqes caughtoffside.com menaxheri i Reds Roy Hodgson po planifikon qe gjate afatit kalimtar te janarit ta transferoje dyshen e West Ham United mesfushorin e krahut Valon Behrami dhe sulmuesin Carlton Cole.

Kjo ueb faqe shkruan se ekipit nga Anfield Road dyshja Behrami-Cole do ti kushtoje 18 milione funte rreth 20 milione euro. 25 vjecari e kishte shfaqur zhgenjimin e tij pasi deshtoi te rikthehej ne Serie A pasi familja e tij nuk eshte pershtatur me jeten ne Angli.

Perpos Liverpoolit gjate janarit perfaqesuesin zviceran do te mundohen serish ta bejne te vetin Roma Palermo dhe ekipi modest Cesena. Nje dite me pare edhe futbollisti tjeter kosovar qe luan ne Basel 18 vjecari Xherdan Shaqiri e kishte shprehur deshiren per te luajtur per pese here kampionin e Evropes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›