Kuqi, kompromis me Panioniosin

Njazi Kuqi dhe Panioniosi mund ta gjejnë një kompromis, pasi i prishët punët javë më parë, si rezultat i borxhit që i ka mbetur klubi grek sulmuesit shqiptar.
Përfaqësuesi finlandez kishte planifikuar ta padisë në gjyq klubin grek, por tashmë kanë filluar kontaktet që çështja të mos përzihet në gjykatë.
Marrëveshja ka të bëjë kryesisht me aspektin ekonomik, ku klubi grek do të mundohet t’i mbulojë paratë që ia ka borxh futbollistit vushtrrias.
Sa i përket të ardhmes së futbollistit, askush nuk preferon të flasë.
Por, duke e shikuar gjendjen aktuale të Panioniosit, ekzistojnë gjasa të mëdha që Kuqi të largohet gjatë verës nga Greqia, për ta vazhduar karrierën diku tjetër.