E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi B: Nuk ka shaka, ngjitet direkt Partizani

Të kuqtë kthehen në kategorinë e parë, kurse Naftëtarin e pret ndeshja shtesë me Gramozin

 

Rezultatet e javës së fundit

PERMETI TEPELENA     1-0

NAFTETARI DOMOSDOVA      6-0

ALBPETROLI DELVINA            0-0

BILISHT SPORT TURBINA        3-2

PARTIZANI KELCYRA  3-0

MEMALIAJ SOPOTI        1-2

Renditja

1.Partizani                 52        16        4          2          34-10

2.Naftëtari                 51        16        3          3          47-8

3.Tepelena                 38        12        2          8          36-28

4.Turbina                   35        10        5          6          35-27

5.Albpetrol                34        9          7          6          26-18

6.Bilisht S.                 29        9          2          11        29-31

7.Sopoti                     27        7          6          8          21-28

8.Delvina                   23        7          2          13        27-36

9.Përmeti                   22        7          4          11        24-34

10.Memaliaj  21        6          3          13        23-33

11.Domosdova         18        6          3          13        18-40

12.Këlcyra                 18        5          3          14        20-46

 

Shënim: Domosdovës dhe Përmetit i janë hequr 3 pikë nga Komisioni i Disiplinës

Në kryeqytet ka festë, Partizani rikthehet në kategorinë e parë

 

Të kuqtë kanë fituar 3-0 ndaj Këlcyrës, duke u rendituar të parët në grup dhe tani presin finalen e kategorisë së dytë me Tërbunin

 

Nga ILIR CARA

 

Partizani Këlcyra 3-0

Shënues: Gjoka 1, Thaka 38, Çobo 48

Partizani: Myrta, Tata (Shkëmbi 46), Thaka, Miska, Bleta, Verli, Berdaj, Batha, Xite, Çoba, Gjoka (Kulla 52). Trajner: P.Musta.

Këlcyra: Konini, Kule, Lame, Xhani, Spahiu, Sadikaj, Shele, Plugu (F.Hadaj 69), E.Kamberaj, Shahini, Kuro (K.Kamberi 46).

Trajner: R.Spahiu.

Gjyqtarë: B.Kaimi, F.Mata, B.Mesi (Tiranë)

Karton i verdhë: Lame

Partizani ka kurorëzuar me sukses punën njëvjeçare, ku me fitoren e djeshme 3-0 ndaj Këlcyrës, ka siguruar vendin e parë me 52 pikë, që do të thotë ngjitje në kategorinë e parë. Ky sukses ka sjellë festë në ambientet e stadiumit Selman Stërmasi, por edhe në rrugët e kryeqytetit. Për këtë takim të fundit u ruajtën një pjesë e mirë e titullarëve, nga të cilët kërkohet fitorja në finalen me Tërbunin, që do të luhet më 23 maj në stadiumin Qemal Stafa.

Ndonëse me emra të rinj, Partizani e nis bukur ndeshjen dhe goli vjen pa kaluar pa kaluar 30 sekonda. Çoba nga e majta lëshon një top në zonë dhe Gjoka me qetësi e dërgon në rrjetë, 1-0. Në minutën e 38-të, kapiteni Batha ekzekuton një goditje dënimi, topi përplaset në shtyllë dhe Thaka, i ardhur nga mbrojtja, e dërgon në rrjetë dhe 2-0. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Fitorja nuk vihet në diskutim, pasi Partizani është superior dhe, sapo nis pjesa e dytë, Çobo shënon golin e tretë. Me këtë rezultat mbyllet i gjithë takimi.

Cermonia Fundi i ndeshjes solli gëzim të madh në stadium, ku rreth 3 mijë tifozë duartrokitën rikthimin e legjendës së kuqe. Në përfundim u bë edhe një ceremoni, ku Partizani u shpërblye me kupën e fituesit të grupit B. Medaljet të kuqve ua shpërndanë sekretari i FSHF-së, Eduard Prodani, dhe ish-presidenti i federatës, por edhe ish-kapiteni i Partizanit, Miço Papadhopulli. Kjo cermoni ishte emocionale, sa Papadhopulli, në vend që ti dhuronte kupën kapitenit Batha, e ngriti vetë lart.

Deklaruan

Perlat Musta, trajner i Partizanit: Është kënaqësi, pavarësisht pozicionit që kemi. Partizani është mësuar me kupa, këtë gjë bëmë edhe sot (dje), ndonëse në kategori inferiore. Shpresoj se Partizani do të kthehet te lavdia e tij. Falënderoj edhe Ministrinë e Mbrojtjes për ndihëm që ka dhënë, pasi ishte ajo që mori nismën për ringritjen e Partizanit.

Marko Pelinxhi, trajner Partizanit: Jemi shumë të gëzuar, pasi arritëm të realizojmë misionin që i kishim vënë vetes, ngjitjen në kategorinë e parë. Një falënderim i veçantë vjen për tifozët. Partizani pa tifozë, është si dasma pa orkestër.

Miço Papadhopulli: Kjo kategori ku u përfaqësua Partizani është amatore, por ama më jep atë kënaqësi që kishim dikur, se futbolli nuk luhet vetëm për lekë. Këta lojtarë luajtën për fanellën. Më vjen mirë që po rikthehet ky emër i madh. Një gjë dua tiu them: pa Partizan, Dinamo dhe Tiranë, nuk ka kuptim futbolli shqiptar. Kryeqyteti i ka të gjithë mundësitë për ti financiar këto tre ekipe.

Të veçanta

-Të shtunën në Selman Stërmasi u luajt Tirana-Kamza dhe të pranishëm ishin afërsisht 100 tifozë, ndërsa dje, në takimin Partizani-Këlcyra, rreth 3000 vetë. Tifozët e kuq, dy orë para, por edhe pas ndeshjes, marshuan në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur dhe valvitur flamurin e Partizanit.

- Në fund të ndeshjes, numri 5 i Këlcyrës, mbrojtësi Spahiu, heq uniformën e skudrës së tij dhe poshtë kishte një bluzë të kuqe me mbishkrimin Ultras Guerrils. Të gjithë lojtarët e Këlcyrës kanë qëndruar në fushë deri në përfundim të ceremonisë, ku kanë duartrokitur suksesin e Partizanit.

 

Naftëtari karikohet me goleadë para Gramozit

 

Nga Arben Çepani

 

Naftëtari Domosdova     6-0

Shënues: Fasko 10, Nela 20, Lila 24, 58, Molla 32, 85

 

Naftëtari: Kora, Çela, Gucaj, Kajo, Daci, Taullahu (Koroveshi 46), Dashi (Alushi 66), Molla, Nela, Gega, Lila, Fasko. Trajner: B.Fraholli.

Domosdova: Asamemi (Xheri 80), Allko, Kreka, F.Rira, Duka, Pura, Shuli, Skuro, Çeka, Lleshi, Llojku. Trajner: I.Rira.

Gjyqtarë: E.Hamitaj, E.Muça (Lezhë), F.Sorja (Shkodër)

Kartonë të verdhë: F.Rira, Lleshi

Naftëtari ka fituar thellë në ndeshjen me Domosdovën, duke shënuar plot 6 gola, që i shërbejnë më shumë në aspektin psikologjik, pasi kuçovarët mbeten në vend të dytë dhe duhet të luajnë me Gramozin  në play-off. Kuçovarët e kanë pasur shumë të lehtë përballë miqve nga Përrenjasi dhe në pjesën e parë kanë shënuar 4 gola, ku serinë e ka hapur Fasko, në minutën e 10-të.

Dy gola të tjerë janë shënuar në pjesën e dytë dhe ndeshja është mbyllur me rezultatin 6-0. Lila dhe Molla, të cilët shënuan nga një dygolësh në këtë ndeshje, janë shënuesit më të mirë të Naftëtarit. Pas ndeshjes, lojtarët janë përshëndetur me tifozët dhe këta të fundit kanë garantuar mbështetje maksimale për ndeshjen shtesë me Gramozin.

Bilishtarët mposhtin Turbinën në minutën e 3-të shtesë

Nga Leonard Trebicka

 

Bilisht Sport Turbina 3-2

Shënues: Menkshi 24, Ahmetlli 57, 93 / Shkoza 44, F.Kamami 80

Bilisht Sporti: Xhelollari, Çuko, Bejleri, Avxhi, Përe, Xhoga, Pino, Fifo, Pleshti (Hyska 76), Ahmetlli, Menkshi. Trajner: T.Meraku.

Turbina: Miza (Dyrmishi 70), Haxhiu, Zeneli, Tirana, Xhelili,

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›