Kuqi në stol, Behrami mungon

Swansea, 22 gusht - Sulmuesi kosovar Shefki Kuqi nuk është inkuadruar fare te skuadra e Swansea Cityt që pësoi humbje në udhëtim 2:0 nga Norwichi. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së tretë të Kategorisë së dytë angleze. Kuqi 33-vjeçar edhe në javën e shkuar nuk u inkuadrua fare te skuadra uellsiane. Ai këtë edicion e ka regjistruar vetëm një paraqitje në Championship. Ndërkohë, Valon Behrami as në javën e dytë të Premier Leagues nuk u paraqit te West Hami, që pësoi humbje në shtëpi kundër Boltonit me rezultat 3:1.