Basketboll, Berisha tetë pikë ndaj Portugalisë

Varshavë, 22 gusht - Basketbollisti kosovar Dardan Berisha ka shënuar tetë pikë te Përfaqësuesja e Polonisë, që pësoi humbje nga Portugalia me shifrat 85:84 pas lojës shtesë. Ndeshja i ka takuar grupit B eliminator për Kampionatin Evropian 2011 dhe është zhvilluar të premten mbrëma. Berisha krahas tetë pikëve, regjistroi edhe një kërcim, një asistim dhe një top të vjedhur gjatë 39 minutave lojë. Ai shënoi pikët vendimtare që i siguruan Polonisë kohën shtesë. Për Berishën kjo është ndeshja e gjashtë me Poloninë në eliminatore. Polonia zë vendin e dytë në grupin B me nëntë pikë të mbledhura.