Në Prishtinë derbi i javës, në Mitrovicë derbi i qytetit

Prishtinë, 22 gusht - Trajneri i Hysit, Bylbyl Sokoli, kërkon nga futbollistët e tij që me lojë të mirë kundër Prishtinës të dëshmojnë se fitorja e thellë kundër Lirisë ishte pasqyrë e forcës reale të kësaj skuadre e jo vetëm "frymëzim i momentit". Nënkampionia në fuqi, Prishtina, pret Hysin, të dielen (sot) nga ora 17:00 në derbin e javës së dytë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Prishtina dhe Hysi vlerësohen ndër favoritët kryesorë të këtij edicioni.
Në xhiron e parë Prishtina fitoi 1:0 si mysafir kundër KEK-ut, ndërsa Hysi mposhti Lirinë në Merdar me rezultat 5:0.
"Për takim me Prishtinën jemi përgatitur si për çdo ndeshje tjetër. Shpresoj që futbollistët do të tregojnë lojë cilësore. Pres që vlerat e skuadrës t'i tregojmë në ndeshjen kundër Prishtinës dhe kështu të tregojmë se a ishte fitorja kundër Lirisë vetëm frymëzim i momentit apo pasqyrë e cilësisë së ekipit tonë", ka thënë Sokoli të shtunën.
Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi, me padurim pret përballjen me Hysin.
"Jemi të përgatitur dhe me padurim presim përballjen me Hysin.
Shpresoj se futbollistët e mi do të japin maksimumin. Në rast se arrijmë të tregojmë lojën tonë edhe rezultati nuk do të mungojë. Loja e bukur tërheq edhe publikun në stadiume. Për këtë do të tregojmë futboll të bukur dhe nuk do të luajmë mbyllur", ka theksuar Krasniqi.
Të dielën zhvillohen edhe tri ndeshjet e tjera të javës së dytë. Në Mitrovicë do të zhvillohet derbi lokal në mes Trepçës '89 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Riza Lushta".
Trajneri i Trepçës '89, Afrim Toverlani pranon se në letër Trepça është favorite.
"Favorit në këtë ndeshje është skuadra kampione, por duhet pritur të luhen 90 minuta që të shihet se cila skuadër është më e mirë. Pres që të kemi përkrahje të madhe nga tifozët e skuadrës sonë", ka thënë Tovërlani.
Dy skuadrat mitrovicase kampionatin e kanë filluar me barazime. Trepça barazoi në shtëpi me Drenicën, ndërsa Trepça '89 si mysafire me Ferizajn.
Trajneri i Trepçës, Gani Sejdiu, thotë se në këtë ndeshje nuk ka favorit.
"Fakti që është derbi lokal do të thotë që ndeshja do të jetë e paparashikueshme. Në derbi asnjëherë nuk ka favorit. Detajet do të vendosin takimin", ka thënë Sejdiu.
Raiffeisen Superliga - II
E diel (17:00)
Trepça '89 - Trepça
Ballkani - Ferizaj
Prishtina - Hysi
Flamurtari – Vëllaznimi