Kuqi synon të luajë më shumë

Shefki Kuqi ndihet mirë fizikisht dhe synon të luajë më shumë me fanellën e Hibernianit. Sulmuesi kosovar mbeti rezervist dhe nuk u fut fare në lojë në fitoren 4:0 ndaj Motherwell fundjavën që shkoi. Kjo e ka revoltuar paksa ish përfaqësuesin finlandez, i cili synonte të luante më shumë në kampionatin skocez.
“Deri tash nuk kam qenë i përgatitur 100 për qind, por tash jam gati dhe kam nevojë vetëm për të luajtur. Forma fizike nuk mund të shkojë më mirë. Trajneri ka thënë se nuk kam ardhur këtu për t’u ulur në bankinë dhe shpresoj që shpejt të ndryshojnë gjërat”, deklaroi 35 vjeçari.
Sulmuesi vushtrrias ka shënuar qindra gola në kampionatin anglez, përfshirë këtu ligën e parë dhe atë të dytë. Por, në Skoci nuk e ka shijuar ende golin. Në rast se i jepet rasti, ish futbollisti i Blackburnit dhe i Newcastles do të mundohet ta bëjë një gjë të tillë.