Anësori në Katania, tifoz i Juventusit
Arbitri anësor Luka Maxhiani është një tifoz i Juventusit. Në rrjetin social “Facebook”, klubi i Katanias ka zbuluar këtë skandal, ndërsa vazhdon të përsërisë se ndaj sicilianëve është mohuar një fitore e merituar. Anësori Maxhiani, në takimin e së dielës, i anuloi një gol të rregullt Katanias. Mediat italiane kanë publikuar një “fan page” në rrjetin social “Facebook” të Maxhianit, ku aty dallohet edhe një fotografi e logos së “Zonjës së Vjetër”. Jo vetëm te Katania, por edhe gazetarët italianë janë shprehur se “fan page” administrohet nga vetë arbitri anësor dhe është hapur prej disa kohësh. Në të janë mbi 1500 fansa. Ky është një skandal i vërtetë nga ana e anësorit, pasi tregon se ai ka favorizuar Juventusin në takimin e luajtur të dielën, nisur nga fakti që ai është tifoz i torinezëve.