E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqo: Punohet ende me metodat e viteve ’80-‘90

SHKRUAN: Jeton Selimi 24-08-2011 13:17

Gjiganti i basketbollit kuqezi, pinjoll i dinastisë Kuqo, nuk ka hezituar aspak që të sulmojë mënyrën sesi procedohet me këtë sport në Shqipëri. Ermal Kuqo, që ka shkëlqyer me skuadrën e tij Efes Pilsen, duke fituar dy tituj kampionë në kampionatin turk si dhe kombëtaren e këtij vendi (Ermal Kuqo ka luajtur 6 vjet me përfaqësuesen e Turqisë), analizon cilësinë e basketbollit në Shqipëri, menjëherë pas sfidave eliminatore të kuqezinjve, që nuk fituan asnjë ndeshje në grup. “Kombëtarja kishte dy ndeshje në dorë, në Rumani dhe në Shqipëri me Bjellorusinë, por ishte mungesa e eksperiencës ajo që solli humbjet. Më vjen keq për lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar pasi nuk kanë mundësi ku të testojnë vlerat e tyre reale. Kampionati është shumë i dobët dhe luhen gjithsej vetëm 15 ndeshje në një sezon që nis në shtator e mbaron në maj. Mua kjo më duket skandaloze,” shprehet Kuqo nga studio e “Procesit Sportiv”. Por nuk është vetëm ky problemi. Sipas Kuqos, e keqja qëndron më shumë në faktin se në vendin tonë nuk kërkohet që të adaptohet fryma e re e basketbollit bashkëkohor, por vijohet të punohet me metodat e vjetërura të viteve 80-90. “Në Shqipëri nuk ka ende dëshirë për të përqafuar metodat e reja të basketbollit modern. Është e habitshme kur sheh se të rinjtë fillojnë të mësojnë hapat e para të lojës në moshën kur normalisht duhej të nisnin shpërthimin. Lojtarët e rinj këtu mësojnë gjërat bazë të lojës së basketbollit sicc janë mbrojtja, driblmi apo sulmi kur janë 20 vjecc, ndërkohë që këto gjëra duhet të jenë ezauruar që në moshën 15-vjeccare, - tregon Kuqo -. Natyrisht që përvecc sistemit të keq, këtu kanë faj edhe trajnerët e basketbollit që punojnë me këta të rinj. Janë trajnerët ata që duhet të formojnë lojtarët e së ardhmes, por diccka e tillë nuk mund të bëhet kur sot, që jemi në vitin 2011 punohet akoma me metodat dhe skemat e viteve 80-90. Kjo është diccka e papranueshme,” komenton basketbollisti 208 cm gjatë.

Më pas, Kuqo prek edhe një temë që është debatuar gjerësisht në vitin 2004, kur ai vendosi të përfaqësojë Turqinë dhe jo Shqipërinë, ccka që solli edhe ndërrimin e mbiemrit të tij në fanellë, nga Kuqo në Kurtoglu. Vetë Ermali e komenton kështu situatën. “U largova nga familja ime dhe Shqipëria fare i vogël. Prindërit e mi sakrifikuan shumë për mua dhe në ato momente karriera ime u bë parësore. Unë zgjodha të luaj me Turqinë jo për shkak se nuk ndjehem aq shqiptar sa të tjerët, por sepse në atë periudhë kombëtarja shqiptare e basketbollit thuajse nuk ekzistonte fare. Përsa i përket mbiemrit nga Kuqo në Kurtoglu, ishte një ndërrim i detyruar për shkak të ligjeve turke. Por për mua ka qenë gjithnjë ëndërr që të luaj me Shqipërinë dhe të mbaja fanellën me numër 12, atë fanellë që ka mbajtur dikur babai im Roberti dhe xhaxhai im Artani,” përfundon Kuqo

Ermali, i martuar me kroaten Marjana

Ermal Kuqo është i martuar dhe ka një djalë. Lukan. Bashkëshortja e Kuqos është kroate nga Spliti dhe quhet Marjana. Vetë Kuqo e komenton kështu zgjedhjen e tij. “Natyrisht që bashkëshortja ime do të ishte e huaj. Unë vija vetëm 2 javë në vit në Shqipëri dhe nuk kisha kohë fizike për të gjetur një grua shqiptare (qesh). Sidoqoftë jam shumë i lumtur me familjen time,” komenton qendra e kombëtares shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›