Kur Hrushovi urdhëroi ngritjen e Murit
Ishte shefi i Kremlinit të asaj kohe, Nikita Hrushov, ai që vendosi për ndërtimin e murit të Berlinit në vitin 1961. Kjo zgjedhje, që provokoi një nga krizat më të rënda, më të rrezikshme dhe shumë dhjetëvjeçarë përplasje mes botës së lirë dhe perandorisë sovjetike, nuk u bë në mënyrë të pavarur nga diktatori gjermano-lindor, Valter Ulbriht. Sqarimi përfundimtar i një prej enigmave më të mëdha të Luftës së Ftohtë vjen nga dosjet sekrete të Moskës. Mathias Uhl, kërkues i Institutit gjerman të Historisë në kryeqytetin rus, i ka studiuar me kujdes dhe ka gjetur dokumente të rëndësishme: protokollet e bisedave top-sekrete në Kremlin mes Ulbriht dhe Hrushovit. Dosjet sekrete të Kremlinit na kthejnë pas, në një tjetër epokë. Takimi mes Hrushovit dhe Ulbriht u zhvillua më 1 gusht të vitit 1961, domethënë 12 ditë para fillimit (më 3 gusht të të njëjtit vit) të ndërtimit të "barrierës së mbrojtjes antifashiste", që ndau Lindjen nga Perëndimi të ish-kryeqytetit gjerman të asaj kohe. Për shumë kohë ai u kthye në një pengesë të gjatë që ndante Berlinin Perëndimor nga ai Lindor dhe që rrethonte territorin e Gjermanisë Lindore, me qëllimin e vetëm për të kufizuar marrëdhëniet mes Berlinit Perëndimor dhe Gjermanisë Lindore.
Të dy njiheshin që nga koha e betejës së Stalingradit, kur Hrushovi ishte zyrtar në Armatën e Kuqe dhe Ulbriht një i dëbuar anti-nazist, që me altoparlantë nxiste ushtarët e Wehrmacht të dorëzoheshin. Por, deri atëherë nuk kishin simpati për njëri- tjetrin: funksionari komunist ishte i drejtë dhe impulsiv, fëmijë që vinte nga një familje fshatarësh dhe gjithmonë i përqendruar mbi veten dhe llogaritjet mbi pushtetin. RDGJ-ja që po përballej me eksodin në masë të elitës së qytetit të hapur të Berlinit, po përgatitej për më të keqen, po mendonte të mbyllte kufijtë.
Por, ishte Hrushovi, sipas asaj që është shkruar në protokolle, ai që analizoi problemin, duke thirrur diktatorin. "Shoku sekretar i përgjithshëm ka dërguar ambasadorin tonë në Berlinin Lindor te shoku Ulbriht". Diplomati i çoi Ulbriht-it një letër sekrete, ku shkruhej: "Shoku Valter, do të doja t‘iu informoja rreth disa mendimeve të mia se si mund t‘i përballoni dhe përdorni tensionet me botën kapitaliste, si dhe të ndërtoni një unazë çeliku përreth Berlinit. Shumë njerëz, inxhinierë, kanë ikur nga RDGJ-ja, dhe ky është një problem për gjithë bllokun". Ulbriht fluturoi drejt Moskës me avionin e tij luksoz personal, "Ilyushkin 18", që ul në Vnukovo 2, në hapësirën kushtuar VIP-ave dhe avionëve privatë, për t‘u drejtuar më pas drejt Kremlinit. Hrushovi u tregua shumë i hapur dhe i prerë: "Shokë, po çfarë po ndodh te ju? Dy vjet më parë, erdha në kongresin e partisë tuaj, dhe gjithçka ishte në rregull. Donit t‘ia kalonit Gjermanisë Perëndimore". Kreu i Kremlinit gjeti tek Ulbriht një njeri të urtë dhe të gatshëm për çdo lloj mase: "Shoku Nikiha Serbge‘evic, iu përgjigj diktatori me theksin qesharak sankson, do t‘i përballojmë disa probleme që duken të pazgjidhshme me hapjen e kufijve... Njerëzit kanë pretendime që ne nuk mund t‘jua plotësojmë". Pastaj filloi të fliste për vendet e tjera të Bllokut: "Ku janë ndihmat me çelik dhe karbon që polakët dhe bullgarët na premtuan? Pa ato mbështetje, si ta bëj të ecë përpara industrinë"? Pastaj, Ulbriht e shfrytëzoi rastin për të kënaqur Hrushovin, duke konsoliduar pushtetin tij kundër grupit të dobët që në "Sed" simpatizonte reformat e kujdesshme të Moskës. "Përgjegjësit kryesorë janë revanshistët e Bonit... ku na rezulton se po mundohen të organizojnë një protestë te ne në vjeshtë". Hrushovi i besoi dhe iu përgjigj me një urdhër: "Po ju lë një ose dy javë kohë". "Do të informoj menjëherë përgjegjësit e mi ekonomikë", replikoi Ulbriht. "Më mirë jo, sepse përndryshe gjithçka do të bëhet publike", iu përgjigj Hrushovi. Ndërtimi i murit u drejtua nga ylli i ri i regjimit të RDGJ-së: Erich Honeker. Ndërtimi i barrierës 45 km të gjatë përreth tre sektorëve perëndimorë nisi të dielën, më 13 gusht të vitit 1961, në Berlinin Lindor. Atë mëngjes zona kufitare ishte e rrethuar nga trupat gjermano-lindore, që kishin zbarkuar aty që në mesnatë. Barriera u ndërtua nga trupat gjermano-lindore dhe punëtorët, të cilët nuk ishin të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë me rusët. 28 vjet më vonë, Honeker, që u bë numri një i regjimit, pa rënien e murit të turpit dhe fundin e shtetit të tij.