E Diel, 1 Nëntor 2026

Lihet në burg vrasësi i 70-vjeçarit në Poçem

Gjykata e Shkallë së Parë të Rrethit
Fier ka lënë në burg Përparim Merkaj,
i cili pesë ditë më parë vrau bashkëfshatarin
e tij për çështje pronësie.
Ashtu si dhe në momentin e arrestimit
dhe gjatë marrjes në pyetje nga grupi
hetimor, 60-vjeçari ka pohuar përpara
trupit gjykues autorësinë e vrasjes së
70-vjeçarit Niko Malaj, ndërkohë që ka
këmbëngulur se ngjarja ka pasur një
motiv mjaft të fortë, pronën. Në sallën
e gjyqit, Merkaj mësohet se ka thënë se
"edhe unë mund të mbetesha i vrarë,
pasi ne jemi kacafytur jo vetëm ditën e
fundit, por edhe ditë të tjera. Ai ma kishte
thënë që nuk do të largohej nga toka
ime deri dhe në vetësakrifi kim". Merkaj
është mbrojtur në proces nga avokati
në dispozicion i përcaktuar nga gjykata,
pasi nuk ka preferuar të përfaqësohet
me avokat privat. Ndërkohë, në sallën e
gjyqit nuk ka qenë i pranishëm asnjë prej
të afërmve të 60-vjeçarit.
Duke marrë shkas nga natyra e ngjarjes,
organi i akuzës ka kërkuar zhvillimin e
gjyqit me dyer të mbyllura, kërkesë kjo që
është marrë parasysh nga trupi gjykues.
Burime nga gjykata bëjnë të ditur se gjatë
pretencës së prokurores së çështjes, Violeta
Shkurta, por dhe nga dëshmia e vetë të
pandehurit, Përparim Merkaj, ka rezultuar
se viktima është qëlluar fi llimisht me një
kosë bari, dhe më pas ai është qëlluar me
dy plumba pistolete. Autori ka treguar
përpara trupit gjykues se gjatë paradites
së datës 27 maj është konfl iktuar me viktimën,
në prani të më shumë se 5 ustallarëve
që ndërtonin objektin e viktimës.
Fillimisht ata kanë debatuar me fjalë dhe
më pas burrat janë përplasur fi zikisht,
duke përdorur dhe armë. Pasi ka dëgjuar
pretencën dhe fjalën e palës mbrojtëse,
gjyqtari i çështjes, Fatmir Islami, ka
quajtur të vlefshëm masën e arrestit
ndaj Përparim Merkaj dhe ka vendosur
ta lërë atë në burg deri në përfundim të
procesit gjyqësor. Mesditën e 27 majit,
në fshatin Poçem të Mallakastrës dy
bashkëfshatarë regjistruan përplasjen
e radhës për një truall toke, konfl ikt që
përfundoi në gjakderdhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›