E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat ekzistuese, vetëm në raste urgjence

Mbi 750 pasaporta biometrike janë prodhuar
dhe shpërndarë për qytetarët e Durrësit,
ndërkohë që vazhdon prodhimi i kufizuar për
pasaportat ekzistuese për udhëtim
jashtë vendit. Në kuadër të
implementimit të prodhimit të
pasaportave biometrike, drejtori i
Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
më 18 maj nxori një urdhër që
lejon prodhimin e kufizuar të
pasaportave ekzistuese 10-vjeçare
vetëm për raste të veçanta, ndërsa
të gjithë të interesuarit e tjerë duhet
të aplikojnë për t‘u pajisur me pasaportat
biometrike. Në Durrës, me të
nisur aplikimi për këto pasaporta,
komisariatet e policisë së qarkut
ndërprenë pranimin e dokumenteve për pajisjen
e shtetasve me pasaportën ekzistuese. Nevojat në
bazë të rasteve specifi ke për pajisjen me pasaportat
ekzistuese të udhëtimit jashtë vendit bënë që
të lejohet prodhimi i një numri të kufi zuar dhe në
Durrës që nga data 18 maj dhe deri në fund të majit
janë prodhuar mbi 61 copë. Burime nga Drejtoria
e Policisë së Qarkut Durrës bënë të
ditur se përfi tues nga ky urdhër janë
personat që kanë nevojë të kryejnë
vizita mjekësore jashtë vendit dhe
shoqërojnë dokumentacionin e
tyre me epikrizën përkatëse, familjarët
e emigrantëve të pajisur me
prokurë ligjore, si dhe ata që janë
me studime. Ndërkaq, burimet
sqarojnë se qytetarët për t‘u pajisur
me pasaportën biometrike duhet të
paraqiten pranë zyrave të gjendjes
civile në njësitë administrative të
bashkive dhe komunave. Deri javën
e kaluar, në sportelet e policisë së Durrësit janë
tërhequr 750 copë pasaporta biometrike, ndërsa
aplikimet për to vazhdojnë normalisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›