E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur arti flet në 11 gjuhë

Web-faqja zyrtare e Rrezeart Galicës (www.rrezeartgalica.com), që u lansuar të premten, është punuar në 11 gjuhë botërore. Duke filluar nga gjuha shqipe, përmbajtja e saj – që kryesisht ka të bëjë me tekste për artin, psikologjinë letërsinë, etj - ofrohet edhe në shumë gjuhë të tjera, si në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, flamanisht, spanjisht, turqisht, greqisht, portugalisht dhe maqedonisht.

Web-faqja rrezeartgalica.com, në fakt, përmban tekste të studiuesve dhe të historianëve të artit, por edhe të artistëve, psikologëve, shkrimtarëve e publicistëve, të cilët kanë përcjellë ose kanë shkruar diçka për veprimtarinë artistike të Rrezeart Galicës në media. Së këndejmi, në mesin e shkrimeve të përfshira janë edhe ato të Suzana Varvarica – Kukës, Agron Shalës, Halil Matoshit, Gëzim Krasniqit, Naime Beqirajt, Shahbaze Vishajt, Dhurata Hamzait, Zake Prelvukajt.

Natyrisht, pjesë e web-faqes së tij zyrtare shumëgjuhëshe janë edhe intervistat e realizuara me artistin Galica, si dhe opinionet e vlerësimet për karakterin dhe artin e tij, të shkruara nga profesorët e artit, si Kujtim Buza, Shyqri Nimani, Fatmir Hoxha, Zake Prelvukaj.

Gjatë përgatitjes së teksteve në shumë gjuhë Galica ka bashkëpunuar me një numër të madh përkthyesish vendor ë e të huaj. Ekipi me të cilin ka punuar në përkthimin e teksteve përbëhet nga Masar Stavileci, Arben Papadhopulli, Gëzim Aliu, Avni Alija, Brunilda Ternova, Özgür G. Erdem, Pedro Costa, Bia Manhães, Giulia Grassini, Cristina Daniela Vintila, Daniel Cetra, Adrian Demaku, Shpëtim Ramuka, Bekim Sadiku, Ferijale Alimani, Luljeta Ademi, Lumi S Rama.

Gjithsesi se, edhe pse një qasje e re e prezantimit, web-faqja e artistit Galica paraqet një përpjekje të freskët, interesante dhe të bukur që – në mungesë të një qarkullimi të lirë dhe të papenguar - nëpërmjet thyerjes së barrierave gjuhësore arti kosovar t’i afrohet sa më shumë artdashësit vendor dhe atij ndërkombëtar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›