Kur biznesmeni bëhet politikan

Edhe në këtë javë kanali DigiGold, që në Kosovë e sjell kompania IPKO, do të sjellë laramani filmash.
Një prej tyre është edhe filmi “Qualunquemente” me regji të Giulio Manfredonia, përderisa filmi kryesisht bazohet karakterin kryesor të tij, një biznesmen që synon të bëhet kryetar komune.
Cetto La Qualunque, një biznesmen i korruptuar, rikthehet pas disa vitesh në vendlindje te bashkëshortja dhe djali.
Me vete ai ka marrë edhe një grua me ngjyrë dhe një fëmijë që s’i mban mend as emrin. Por, për të kjo nuk është ndonjë gjë me rëndësi.
Problemi i tij është kryetari i Komunës, i cili ka filluar të vendosë rregull. Prandaj Cetto ka vendosur t’i futet politikës dhe të zgjidhet kryetar komune, që të mund të kthejë gjithçka siç ishte më parë
Marina di Sopra në rajonin e Kalabrisë është në kërkim të një kryetari të ri dhe ata do të vendosin në mes të kryetarit të ri, që ka treguar sukses, De Santin dhe Cetto La Qualunques.
Pavarësisht punës së mirë, De Santis shihet si një kandidat që nuk do të ketë asnjë mundësi fitoreje kundër Cettos, i cili është vulgar, i pandershëm, i korruptuar, amoral deri në atë pikë saqë ka një fëmijë më nj të dashur amerikane që nuk e njeh.
Megjithatë, Cetti është një njeri krenar dhe përmbahet duke mos përdor forcën për blerjen e votës apo veprimeve të tjera të mafisë, ai do të bëjë çfarë duhet vetëm që të bëhet kryetar komune.
Në këtë aspekt ai paguan një doktor nga veriu për ta ndihmuar në fushatë elektorale. A do t’ia dalë, këtë do të mund ta shihni gjatë gjithë javës së ardhshme kur filmi shfaqet në DigiGold.
Përndryshe, filmi “Qualunquemente” është një film në të cilin rolin kryesor e luan Antonio Albanese në rolin e karakterit tashmë të famshëm Cetto La Qualunque, që është një karakter i një politikani të hollë nga Italia Jugore.
Shikuesit e këtij filmi kanë pasur mundësinë ta shohin gjatë vitit të kaluar në TV, përderisa “Qualunquemente” ka fituar 7.4 milionë dollarë vetëm nga premiera n Evropë, që është një sukses për kinematografinë evropiane.
Kritikët kanë bërë edhe krahasime të këtij, duke krahasuar karakterin kryesor me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi, kryesisht duke krahasuar skandalet e tij seksuale gjatë kohës sa ishte në pushtet.
-----------
Qualunquemente
Aktorë: Antonio Albanese, Lorenza Indovina, Davide Giordano, Sergio Rubini, Salvatore Cantalupo, Veronica Da Silva, etj…
Regjia: Giulio Manfredonia; skenari: Antonio Albanese dhe Piero Guerrera. Kohëzgjatja: 96 minuta.