E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polarizimi i mugët i lideres

Filmi “The Iron Lady”, fitues i 2 çmimeve Oskar dhe 12 çmimeve të tjera kinematografike, do të shfaqet në javën e dytë të qershorit në DigiGold. Një film që flet për mjeshtren e politikës britanike, lideren Margareth Thatcher.

Një film shumë i debatuar dhe shumë i përcjellë, sidomos nga krijimi i tij e deri sot, përderisa aty lëvdohet një person për një paraqitje kaq dinjitoze në rolin e një zonjë të çeliktë.

Aktorja me famë botërore, Meryl Streep, portretizon me mjeshtëri jetën e kryeministres së parë femër në Britani, Margaret Thatcher.

Një grua e jashtëzakonshme, e cila me një vullnet dhe vendosmëri të hekurt, arriti të thyente një botë të mbizotëruar nga meshkujt dhe të bëhej një nga personazhet më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

Gjëja më e mirë e “The Iron Lady” është se shikuesi do të shohë atë me një qëndrim të fuqishëm, duke u koncentruar në subjektin e filmit, në ish kryeministren e britanike Margaret Thatcher, por vështirë do të shohë diçka apo të mësojë diçka për të, për shkak të konfuzionit që paraqitet në film. Ata të cilët dinë apo janë kujdesur për të, po ashtu nuk do ta besojnë realizimin e këtij filmi, por për arsye të ndryshme.

Të fillojmë pak a shumë në pika të shkurtra për të folur për këtë film. Pothuajse të gjithë ata të cilët kanë jetuar në atë kohë dhe kanë lexuar gazetat – apo kanë qenë dëgjues së muzikës pop në anglisht – në botën perëndimore në vitin 1980 e kanë pak a shumë një opinion për Thatcher.

Për ideologët e djathtë ajo ishte një heroinë, madje më shumë se një shoqe për Ronald Reagan, ndërkaq të majtit e shihnin atë si një përbindësh.

Kah gjysma e mandatit të saj ata do të kishin ndjenja të përziera, por edhe ajo vetvetiu ka pasur ndjenja të këtilla.

Asnjë nga këto, edhe nëse filmi duhet të besohet – edhe pse ajo ka pasur një portret kredebil– atëherë shtrohet pyetja: A ka pasur ajo shumë durim për debate dhe si kanë qenë ndjenjat e saj për proceset politike në botë?

Kur doktori kishte kërkuar nga Thatcher për moshën e saj dhe si ndodhej ajo për kulturë moderne, ajo kishte folur me një qetësi të paparë. Idetë janë ato çfarë i dimë, insistimet e saj dhe pastaj dyshimet që shumica e njerëzve të moshave të ndryshme kanë për politikën sot në botë.

Mirëpo, nuk paraqitet qartë ajo çfarë bën Philip Lloyd, i cili ka bërë regjinë e “The Iron Lady” dhe Abi Morgan, i cili ka shkruar skenarin. Edhe pse filmi i kushtohet Thatcherit dhe analizon taktikat e inteligjencës dhe mprehtësinë e saj, ai më shumë fokusohet në një film dramë dhe në patosin e jetës së saj personale. Në matufosjen e saj, e cila është parë nga shumë njerëz, ajo ka një nostalgji interesante që paraqet krenarinë, por edhe dhimbjen e së kaluarës.

Në mes të ngjarjeve të kaluara dhe udhëtimeve të saj duk filluar nga ngjarjet e saj modeste – frazat dhe bisedat me bijën e një shitësi e bëjnë atë të merr një epitet homerik – që paraqet një lidere me vizion të Partisë Konservative, pas të cilës ishte Thatcher, një hije e burri të saj Denis (Jim Broadbent) dhe bijës së saj Carol (Olivia Colman). Vëllai binjak i Carol, Mark nuk shihet shumë në film, sepse është larguar në Afrikën e Jugut, ndërkaq largësia e tij paraqet vetminë dhe izolimin e nënës së tij.

Hija e Denisit është gjeniale, kompania e tij po ashtu bën që ai të humbet shumë për shkak të famës së gruas së tij.

Në përgjithësi filmi është më shumë një harmonizim i proceseve sesa i politikave, në të cilat ka fraza që vështirë mund t’i kapim.

Ne mësojmë se Thatcher kishte vizituar disa herë disa shoqata që kishin lidhje me IRA, kishe kontakte me juntën e Argjentinës dhe disa aleatë të saj të vegjël që nuk ishin mësuar t’i shihnin më parë.

Mbledhjet e kabinetit dhe marrëveshjet në prapaskenë janë po ashtu argëtuese. Richard E. Grant në rolin e Michael Heseltine dhe Anthony Headsi Geoffrey Howe paraqesin personat e besueshëm, por edhe aktrimi i tyre është shumë i mirë.

Filmi “Iron Lady” flet vetvetiu, pos sfidës Streep ka pak pasiguri në karakter, derisa të adaptohet, por megjithatë ia del mirë. Kjo ndoshta për shkak se luan një grua që është e moshës së saj, por që e bën shumë të sigurt atë në rolin që bën.

--------

THE IRON LADY

Regjia: Phyllida Lloyd; skenari Abi Morgan; drejtor i fotografisë: Elliot Davis; montazha: Justine Wright; muzika: Thomas Newman; dizajner: Simon Elliott; kostumet: Consolata Boyle; producentë: Damian Jones; Distributo: Weinstein Company. Kohëzgjatja: 1 orë e 45 minuta.

Aktorë: Meryl Streep (Margaret Thatcher), Jim Broadbent (Denis Thatcher), Olivia Colman (Carol Thatcher), Roger Allam (Gordon Reece), Susan Brown (June), Nick Dunning (Jim Prior), Nicholas Farrell (Airey Neave), Iain Glen (Alfred Roberts), Richard E. Grant (Michael Heseltine), Alexandra Roach (Young Margaret Thatcher), Harry Lloyd (Young Denis Thatcher) dhe Anthony Head (Geoffrey Howe).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›