E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur kampionin e vendos era

Takimi në mes ekipi Ishice dhe Delta Porta Tole ka përfunduar me rezultat 2:1, ndërkaq ngjarja bizare ndodhi në minutën e 30 të pjesës së parë.

Portieri i Deltas, Dembino largoi topin para portës, por për shkak të erës së fortë topi u kthye në 16 metërsh, e më pas kërceu në mënyrë të pazakonshme dhe hyri në rrjet.

Me këtë shënim Ishice ngritën rezultatin në 2:0. Kundërshtarët zvogëluan epërsinë në 2:1, por ky rezultat ishte i mjaftueshëm për ekipin Ishice të ngjitet në rang më të lartë të garave./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›