E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri lojtar i Borusia Dortmund?

Xherdan Shaqiri megjithatë mund të largohet nga Bayern Munchen. Ylli kosovar e ka shumë të vështirë të zë një vend në skuadrën e Guardiolës ndërsa pas tij është vënë seriozisht skuadra e Borusia Dortmund.

Blerja e Mario Gotzes dhe konkurrenca e madhe në skuadër të Bayernit ka bërë që Shaqiri të mendoj largimin që tani. Dortmund thuhet se i ka propozuar Bayernit që të fus në pazar Shaqirin për shitjen e Robert Lewandowskit.

Sipas mediave zvicërane, Shaqiri do të pajtohet me largimin nga Bayerni pasi që është i vetëdijshëm se në edicionin e ardhshëm do të ketë konkurrencë edhe më të madhe në skuadër. Nuk përjashtohet që Shaqiri të Dortmund të kaloj edhe në formë huazimi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›