E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur këngëtari harrohet

Piero Cicala, një këngëtar që në vitet 80-të u bë i famshëm me një këngë të vetme, tashmë punon në restorantin e ish bashkëshortes. Por, një ofertë e papritur do të ndryshojë gjithçka. Ky është një prodhim italian, i cili këtë javë do të shfaqet në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjell Kompania IPKO.

Piero Cicala përzgjidhet për të marrë pjesë në një emision televiziv dhe gjatë qëndrimit në hotel njihet me një vajzë shumë të njohur, që si për çudi do të dashurohet marrëzisht me të.

Kështu ai do të ringjallet pas hitit të tij të vitit 1980, “Ti, unë dhe Deti”, të cilin e kishte shitur në më shumë se një milion kopje. Por pastaj ishte harruar dhe ishte rikthyer në fshatin e tij buzë bregdetit Savalletri, një fshat në komunën e Pulias, ku Piero punonte në restorantin e gruas së tij.

Madje, ky restorant ishte një restorant që ai ia kishte blerë gruas së vetë që ajo t’ia jepte shkurorëzimin.

Tani një televizion i njohur ka një emision që kërkon për margaritarët dhe këngëtarët e vjetër, të cilët kishin famë ku do të mund të këndonin vetëm për një natë. Pas një diskutimi të gjatë, Peter pajtohet për t’u futur në lojë, vesh një xhaketë të vjetër me butona me xhevahire dhe niset për në Romë.

Aty në hotel të madh ai do të mahnitet nga një super-modele dhe ikonë për momentin, e cila quhet Talita Cortes.

Në këtë rast ata do të takohen rastësisht në një dhomë, por Piero do të dashurohet në divën e cila do ta dërgojë atë në Amerikë në ditën tjetër.

Regjia e këtij filmi është bërë nga Eugenio Cappuccio, kurse skenari i filmit është shkruar nga Claudio Piersanti me ndihmën e Guia Soncini. E ideja origjinale ka qenë e Antonio Avati. Filmi i takon zhanrit komedi.

Megjithatë, alegoria vazhdon me Cicala, e një njeriu i cili kishte humbur suksesin me një shpejtës të paparë, por me konsekuenca të ndryshme, që ishte plakur por që nuk ishte zhgënjyer.

Kështu pas dashurisë së tij të pakusht ndaj modeles, filmi do të kthehet në një komedi romantike sentimentale, por në kuptimin që të ketë sa më shumë melankoli në film.

Nëse krahasohet me një ide tjetër, atëherë mund të themi se karakteret në këtë film janë karaktere groteske, përderisa ka edhe humor me pasaniken Paris Hilton.

-----

Se sei cosi ti dico si

Regjia: Eugenio Cappuccio; Skenari: Eugenio Cappuccio, Claudio Piersanti.

Aktorë: Emilio Solfrizzi, Belén Rodríguez, Fabrizio Buompastore, Francesca Faiella, Eleonora Albrecht, etj…

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›