E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur leva e Arkimedit bëhet bastun pleqërie

Ilir Paja/Qytetar              

Se cili është fjalori i politikës sonë, nuk ka nevojë asnjë lexues ta rikujtojë, sepse ajo riciklon veten si një gjellë e prishur, por që shijen e ndjen qytetari, ndërsa pjatën me gjellën brenda e trazon zëdhënësja dhe pse herë-herë ajo nuk di të gatuajë...Me këtë logjikë sharjesh e fyerjesh, ndoshta ende ndonjë militant ndjehet ende hero, por dhe ky hero, kur duhej të zgjidhte mes një pushteti që qeveriste ende dhe një kandidati në betejë, me ende qeverisjen për të “qeverisur” PD-në këtë simpatizant nëpunësie diku e vetë-zgjodhën si  një premtim, i cili logjikisht është i pamundur të mbahet. Ka të bëjë me ruajtjen e vendeve të punës në administratë. Për të qenë njerëzor, unë e kuptoj se nëse do ta mposhtësh një njeri sot, mjafton t’i kërcënosh vendin e punës dhe më pas ta dekurajosh deri në viktimë Kafkiane, është baladë ku burrëria djersin lot. Por burrëritë dhe graritë e militantizmit bashkë me një punësim e përafërt në kohë me dekadën kanë menduar për këto kohë të liga...Nga ana tjetër dhe në pritshmërinë qeverisëse kur dëgjon radha kontribuuesish gjatë fushatës të duket sikur je në radhët e dikurshme të qumështit, e ku atëherë ajkën e merrnin ithtarët dhe ku secili sot ka vënë emrin sikur të jenë fituesit e një llotarie partiake, ku ka një bingo, dhurata elektroshtëpiake, asnjë udhëtim turistik dhe shumëfish 100 mijë lekësh...Gjithsesi, për të mos lexuar dhe një aksident me pasojë vdekjen, do ishte e natyrshme dhe shplodhëse të dëgjonim një deklaratë ku vetëm dy fjalë do i jepnin kuptim gjithçkaje: Urojmë që premtimet t’i mbani për ardhmërinë e këtij vendi! Ku dhe përgjigjja s’do vononte po e  tillë. Por Ne duam veten, as ndoshta atdheun dhe pushtetin brenda tij. Është ky kompleks që na shtyn të hakmerremi deri dhe me vetë këto zgjedhje të lira. Ky detaj shpjegon diçka më të thellë. Ne nuk kemi bërë pothuaj asnjëherë zgjedhje të lira, sepse nuk jemi njerëz të lirë, përderisa lirinë tonë ia kërkojmë të qenit në pushtet...Sepse politika jonë keqardhshëm duket sikur ka krijuar dy Shqipëri! Kur fitoj unë, pra njëra palë, pushteti ma dhuron mua ishullin dhe kur humbas e plaçkis atë...dhe pse lumi që rrjedh nuk e trazon rrugëtimin e tij nga “kronika të tilla të zeza”.Mjafton të mos ndjejë në gurgullimën e tij thirrje për ndihmë, sepse koha vetëm na shtyn para edhe pse karriget e pushtetit shqiptar, e ndjekin lumin si kanoet, ku në dy anët e lumit banorët e dy fshatrave rendin pas rrjedhës me shpresën se do i bëjnë prita revanshit pushtet, qoftë dhe kur ai zbret në breg dhe vetëm aty kupton gabimin e trashëgueshëm ndaj popullit.I ka dhënë të drejtën të votojë i lirë,e pas kësaj cilido banor do kthehet në fashat, ku përballë tundimit ishullor të pushtetit do nisë të rrëmihë ditët pasi ka pluguar tokën. Në një vend ku shqiptarët lëvizin lirshëm në BE pa pritur t’i presë “shiritin” vizë një bashkiak apo kryebashkiak, në vepra që përurohen-rrugë, qytetari s’mund të shkelë mbi këtë vepër, sepse në fillim duhet të shkelë këmba e tij në fillim.Ai i ngjan një meshtari ku para se të pagëzojë njerëzit kungon duke kthyer me fund kupën e verës pushtet...gjurmon mbi asfalt me reklamën pushtet dhe jo si qytetari i parë i një qyteti pa qytetin real! Gjithkush e kupton se nëse qeveria e re nuk do presë shirita rrugësh sesa duhet të nisë si rrobaqepësi të matë deziluzionin moral të shoqërisë dhe t’i japë veshjen e duhur njeriut shqiptar për të patur qytetin real, i cili duhet thënë se duhet të kalojë dhe parashikimin e një ndërgjegjeje plot vetëdije, duhet të kuptojmë se tani nuk ka më zgjedhje,  por vetëm qeverisje…Ashtu siç nuk mund të kishte zgjedhje të “vogël” partie, kur zgjedhja e madhe e bëri këtë parti të fitojë zgjedhjet e opozitës! Dikur Arkimedi tha, se po të më jepni një pikë mbështetje unë e lëviz botën. Tek ne, ai që fiton zgjedhjet, levën e Arkimedit e gjen bastun pleqërie…Për të lëvizur gjithçka duhet të lindet një Arkimed!


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›