Kur mjeku bën detyrën
Rexhep Qehajaj
Stafi drejtues i mjekëve të Qendrës Nacionale të Traumave në Spitalin Ushtarak Qendror Universitar, më datë 19 Prill 2012 përballuan në kushte tepër të vështira jetën e pacientit Ilir Qehajaj.
Në këto momente, kur pacienti i dërguar me urgjencë ishte në gramën e fundit të jetës nga prerja e aortës së venës, të cilat shkaktuan humbjen e gjakut dhe ndërprerjen e furnizimit me gjak të trurit të tij dhe si rrjedhim edhe vetë humbjen e jetës, mjetët e kirurgjisë së reaminacionit, dhe më konkretisht Mihal Kerci, Mustafa Bajraktari, Rustem Madani, Ëngjëllushe Shallari dhe Arben Zenelaj, së bashku me tërë personelin tjetër të spitalit, me përkushtim e profesionalizëm të lartë shkencor vepruan mbi pesë orë duke realizuar plotësisht operacionin dhe duke vënë në funksionim normal dëmtimet e aortës dhe venës duke shpëtuar jetën e pacientit.
Për këtë gjest human dhe përmbushje të detyrës së tyre, ne familjarët e Ilirit i falenderojmë shpirtërisht e me zemër duke i uruar suksese të tjera e shëndet e lumturi në familjet e tyre. Duam të theksojmë se pas suksesit të parë për shpëtimin e jetës, ata përcaktonin ditë pas dite mjekimet e domosdoshme, njohjen e gjendjes nëpërmjet aparaturave për zgjimin e trurit dhe mbarëvajtjen e plagës duke sjellë një sukses të dytë në punën e tyre që pacienti të mos kishte pasoja invaliditeti.
Si rrjedhim, pacienti Ilir Qehajaj po vjen në parametrat e duhura duke arritur që në javën e dytë të ecë, të lëvizë e të veprojë me të gjitha shqisat. Falënderojmë mjekun e urgjencës Besnik Lamshe, i cili me aftësitë e tij edhe si mjek reminiator veproi me shpejtësinë e garantuar për jetën e pacientit nga moshumbja e gjakut duke e shoqëruar vetë deri në Spitalin Ushtarak. Spitali me sa duket paska dhe një pamje tjetër ndryshe nga ajo negative që jemi mësuar të dëgjojmë. Shumë persona qëndruan pranë dhe dhuruan gjak për Ilirin, në mënyrë që ai të vazhonte jetën e tij.