Kur ndjehesh rehat me kostumin e banjes
Stina e nxehte gjithmone e me teper vazhdon te na tundoje drejt plazheve. Eshte momenti, kur kushdo kerkon te gjeje sadopak hapesire per te pushuar, qofte larg Tiranes, apo edhe brenda saj, ne pishinat ne periferi. E natyrisht, te gjithe lene ne shtepi veshjet e perditshme te punes dhe i drejtohen kostumit te banjes. Por ketu nis nje tjeter ceshtje. Te dukesh bukur nen rrezet e diellit eshte nje kerkese e paevitueshme, vecanerisht per femrat. Nje kerkese, qe ne fakt per t'u arritur nuk eshte gjithmone e lehte. Tundimi per te ngrene nje embelsire apo nje akullore, pak kilograme me shume, gjurmet e celulitit jane armiqte me te rrezikshem te cdo femre buze detit. Dhe atehere, kur i drejtohemi kostumit te banjes situata behet alarmante. Te luftosh me mbipeshen dhe celulititin, apo t'i lesh menjane keto ide dhe te vazhdosh te shijosh diellin, pa u shqetesuar per pamjen? Por ndersa shume njerez ndodhen perpara dilemave te tilla, duket se disa nga personazhet e njohur te skenes dhe ekranit tone nuk kane asnje lloj kompleksi ne momentin, qe jane perpara kostumit te banjes. Ato ndjehen rehat me veshjen e plazhit dhe mbi te gjitha me trupin e tyre.
Inis Gjoni: "Ndjehem mire me trupin tim"
Sapo ka mbyllur emisionin e saj "Takim eskluziv" dhe natyrisht, qe ka menduar per pushimet. Edhe kete vere ne projektet e Inis Gjonit nuk ben perjashtim bregdeti shqiptar, duke filluar qe nga Dhermiu e deri ne Sarande, ku ajo do te jete me familjen gjate muajit te ardhshem. E ndersa, zakonisht nuk i pelqen te behet pre e paparazzeve, kur ndodhet ne plazh duket, se me kostumin e banjes Inisi nuk ka aspak problme. "Zakonisht preferoj bikini, por perdor edhe kostumin trupor", shprehet ajo. Dhe meqe kilogramet e tepert i ka laguar me shume se nje vit me pare, asgje nuk e kufizon Inisin ne preferencat e saj. "Ndjehem mire me trupin tim. Nuk kam probleme me kilogramet dhe as me celulitin", tregon duke shtuar, se tani nuk ia lejon vetes ta teproje me ushqimin dhe peshen. Sidoqe te jete, nese ne ndonje rast ndjen se e ka tepruar me ushqimin apo emblesirat, i drejtohet palestres apo ndonje diete te vogel. Por kohet e fundit, keto ceshtje nuk kane qene problematike ne regjimin e saj. Pas pushimeve duket, se te tjera projekte e presin Inisin. Nuk dime nese do te vazhdoje te jete ne emisionin e dikurshem apo ndoshta do te nderroje ekran.
Arbana Osmani: "Tani jam dobesuar"
Ka pasur nje sezon pune vertet te ngjeshur gazetarja Arbana Osamni. Por tani, qe ka ardhur stina e veres ajo do te shijoje pushime te verteta. Natyrisht, jo e vetme, por ne shoqerine e te fejuarit te saj, me te cilin do te kaloje nje muaj te gjate relaksi dhe aventurash ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Karaibe. Atje ajo eshte e sigurt, qe edhe paparazzet nuk do e bezdisin, ndaj i gjithe muajit gusht do te jete shume argetues per Arbanen. Sa per rrobat e banjes? Nuk e kushtezon veten. Nese dikur ndoshta i druhej sadopak kilogrameve te tepert, tani qe eshte dobesuar e ndjen veten mjaft mire. "Tani qe jam dobesuar ndjehem shume mire me trupin. Nuk trembem kur vesh kostumin e banjes, jo", tregon duke qeshur. Megjithate pas pushimeve spektakle te tjera e presin Arbanen. Shtatori vjen me "Supermodel of the Eorld" e me tej me audiencat e edicionit te dyte te "Big brother". Por deri atehere ka kohe.
Kozeta Kurti : "Zgjedh rrobat me trup dhe nuk e kam problem peshen"
Edhe pse eshte nje prej te paktave prezantuese emisionesh, qe ka nje mbipeshe te dukshme, Kozeta Kurti eshte ndoshta e vecante pikerisht per kete fakt. Sigurisht cdo femer e ekranit do te shqetesohej dhe do te bente gjithcka mundej per te arritur ne linja perfekte, por me sa duket Kozeta nuk ben asgje te ngjashme. Nuk shqetesohet per peshen, nuk e kufizon veten ne deshiren e te ushqyerit dhe mbi te gjitha ndjehet mire. Madje edhe kur del ne plazh, nuk ka asnje lloj kompleksi, se mund te duket e shendoshe dhe fiziku i saj nuk eshte i mrekullueshem. "Mjafton te zgjedh rrobat e duhura dhe ndjehem rehat", tregon ajo. Kozeta shton, se ne pergjithesi zgjedh kostum trupor ne nuancat kuq e zi, brenda shijeve nacionaliste, shoqeruar me ndonje shall, qe mund te varioje ne variante te ndryshme ngjyrash. "Po jam nacionaliste - shprehet ajo. Madje edhe kur dale jashte vendit, vesh bluza em simbolin tone kombetar". Gjithsesi stina e nxehte dhe plazhi nuk i pelqejne shume. "Me shqeteson rera, dielli dhe temperaturat e larta. Duke e qene e lindur ne Durres, plazhi me ka ardhur ne maje te hundes. Une adhuroj pushimet dimerore", tregon Kozeta.
Anjeza Branka: "Preferoj bikini"
Edhe pse tashme prej dy vjetesh ka sjelle ne jete nje femije, ndjehet shume e kenaqur me linjat e saj. "Kur shkoj ne plazh nuk kam asnje lloj problemi apo kompleksi me kostumin e banjes", tregon kengetarja Anjeza Branka. "Preferoj bikinin dhe jam shume mire me trupin tim. Mos harroni, qe tashme jam nene e nje djali dhe fatmiresisht nuk kam asnje problem me kilogramet". Sidoqofte kete vere, ashtu si shume kolege kengetare edhe Anjeza e ka privuar disi veten nga pushimet, me synimin per te fituar ca para me shume. Megjithate nje pjese te te ardhurave te veres do i shpenzoje me shume kenaqesi ne shtator, kur me bashkeshortin dhe djalin do te niset per pushime. Ende e pavendosur, por ka ende kohe per te zgjedhur mes Spanjes dhe Greqise.
Lindita Theodhori: "Ekzibicioniste edhe ne plazh"
Prej gati nje viti eshte vendosur ne qytetin e Vlores, ku tashme ka mberritur edhe bashkeshorti i saj. Kengetarja Lindita Theodhori e njohur kohet e fundit per veshjet ekzibicioniste duket se eshte e tille edhe ne plazh. "Kam blere nje pale rroba banje shume interesante dhe moderne, sepse jam e kenaqur me trupin qe kam. Megjithate kerkoj te mos jem shume e dukshme per njerezit, te pakten derisa te kem marre ngjyren e pershtatshme per stinen e veres", tregon Lindita, e cila nuk e fsheh se eshte shume e dhene pas look-ut. Natyrisht tashme, qe edhe bashkeshorti i saj eshte ne Vlore duket se kengetarja po i shijon me se miri pushimet, aq me teper, qe edhe trupi ende elegant, i jep mundesine te mos kompleksohet me kostumin e banjes. "Jam ne peshen time, me te mire, 57 kilograme. Sa per celulitin? E kerkoj dhe nuk e gjej gjekundi", shprehet kengetarja duke lene menjane modestine. Nderkohe ende ne horizont nuk shihen shenja per t'u larguar nga Shqiperia. Duket se Lindita e ka gjetur veten mire edhe ne impenjimet e saj muzikore, ndaj te pakten edhe gjate stines se veres do te dije ta shijoje bregdetin shqiptar.
Tendencat e fundit te rrobave te banjes
Nje vere anarkike, te pakten persa i perket kostumit te banjes. Turpor apo bikini, nuk ka shume rendesi, e domosdoshme eshte te kete shkelqimin. Dhe pikerisht per kete arsye, tendeneca e ketij viti iu lejon rruge te lire bizhuve apo gureve, duke krijuar imazhin e rrobave te banjes si ato te diveve ne vitet '50. Por qendrojne brenda rrymes edhe kilotat e ngushta sportive, te dekoruara nga searovski dhe bizhute. Lajtmotivi i kesaj vere eshte fantazia. Kjo do te shihet, jo vetem ne disenjot etnike apo afrikane e ne stampat me lule, por edhe ne ngjyrat e ndezura si, e kaltra, e verdha, e bardha, por mbi te gjitha tek e zeza. Por, ndersa tendencat kete vit duket se flasin ne favor te kostumit me trup, bikini vazhdon te ruaje forcen e tij, vecanerisht ne pishine dhe ne banjat e diellit. Mund te jete e pershtatshme edhe nje zgjidhje e ndermjetme, mes kostumit me trup dhe bikinit. Recipetat dhe pjesa e poshtme e kostumit, jane te lidhur me nje rrip prej te njejtit material. Ky eshte nje stil shume shik dhe sensual, qe perdoret vecanerisht nga personazhet Vip. Nje hyrje e re ne moden rrobave te banjes mund te cilesohet kuadranga, qe eshte edhe shpikja e fundit ne kete drejtim. Ky kostum eshte nje evolucion natyral i tangave klasike, por realizuar me formen e nje kuadrati shume te vogel. Mbi te gjitha e rendesishme eshte, qe rrobat e banjes te jene ne perputhje me fizionomine trupore, per te dhuruar nje pamje sa me te kendshme buze detit.
Te zgjedhesh kostumin e duhur, ne baze te linjave te trupit
Cdo vere, zgjedhja e kostumit te duhur ne plazh eshte nje problem i vertete. Ne baze te morfologjise trupore mund te behet edhe zgjedhja e duhur.
Morfologjia "H"
Nje femer e dobet, me qafe te shkurter dhe shpatullat ne te njejten gjeresi me vithet mund te perdore cdo kostum banje, me kushtin e vetem, qe te nxjerre ne pah feminitetin e saj. Ne kete rast, nje zgjedhje e mire mund te ishte edhe kostumi trekendesh. Shume femeror, perfekt per vajzat e holla. Pjesa e siperme, qe lidhet me nje rrip ne qafe, nxjerr ne pah shpatullat dhe ekuilibron formen e kesaj fizionomie. Nese synohet per kostumin me trup, duhet zgjdhur nje motiv gjeometrik, qe thekson format dhe nxjerr ne pah qafen.
Nje femer e kolme dhe me qafe te gjate duhet te terheqe vemendjen me dekoltene, duke u perqendruar ne nje kostum trupor me ngjyre opake. Kostumi trupor mbulon barkun dhe rrumbullakosjen e tepert.
Ne te dyja rastet duhen evituar format kuadrate dhe recipetat me mbushje.
Morfologjia mashkullore, "trekendeshe"
Nje femer me shpatulla te gjera dhe vithe te ngushta, per te pasur nje siluete me femerore duhet te zgjedhe bikini me 2 pjese dhe me prerje te larte. Japin efektin optik te kembeve te gjata dhe fshehin barkun, duke rritur volumin e vitheve. Nje femer me gjoks te vogel mund te zgjedhe fare mire recipetin
push-up, qe eshte shume femeror. Ne kete rast eshte shume i mire edhe kostumi trupor. Nje aleat tjeter do te ishte dekolteja V. Ne kete rast nuk duhen perdorur kostumet e banjes ne stilin e notareve.
Morfologjia "dardhe"
Nje femer me vithe te gjera dhe shpatulla te ngushta mund te zgjedhe fare mire bikinin. Per te larguar vemendjen nga pjesa e vitheve eshte mire te zgjidhet nje recipet, qe nxjerr ne pah gjoksin duke rritur volumin e tij. Edhe nje kostum trekendesh, qe lidhet ne qafe do te nxirrte ne pah shpatullat.
Morfologjia "8"
Nje femer, qe ka nje trup ne proporcione te drejta mund te veshe cdo lloj kostumi. Por, duhet te beje kujdes vetem ne kostumet trupore. Nese kane nje linje te drejte rrezikojne te ngushtojne format. Ne keto raste duhen evituar edhe kostumet shume te ngushta.