E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet qe bejne teater edhe ne Mitrovice

Nga Butrinti Anisa Ymeri

Skena e gurte e Butrinti arrin te thyeje edhe format! "Dundo Maroje", komedia klasike serbe u ngjit ne skene naten e dyte te festivalit "Butrinti 2000" duke thyer pakez trishtimin e "Trojaneve" shqiptare qe u ngjiten ne skene nje nate me pare. Komedi, te qeshura dhe publik qe ndonese nuk arrinte te shijonte tekstin deri ne fund, asgje se ndalte te qeshte. Trupa serbe e Teatrit Kombetar Nish, aktoret e kesaj trupe percollen ne skenen tone nje tjeter pervoje aktrimi. Aktoret rrefyen se hera e pare e tyre ne nje skene te madhe dhe te lashte qe jo pak impresionuese. Dekor ne pjesen me te madhe te shfaqjes jane muret e gurta, dhe ky eshte nje luks qe jo te gjithe e kane.

Aleksander Mihailovic, nje prej aktoreve kryesore te shfaqjes rrefeu pas performances ne skenen e gurte se, "Guret qe patem si dekor e skenografi dhe ajo hapesire e madhe qe na rrethuan bene qe te mund t'i jepnim nje tjeter hov shfaqjes, nje tjeter cilesi dhe tjeter forme te cilen me pare se ka pasur. Madje e gjithe kjo na beri qe te kemi shume ndjenje ne interpretimin tone".

Ngjarjet e shfaqjes na cojne ne nje shekull te hershem. Ne shekullin XVI. Por kjo eshte vetem nje pjese, pasi mesazhi qe percillet here mes te qeshurash e me se shumti nepermjet plastikes se aktoreve i kalon te gjitha pengesat e shekujve, per te percjelle mesazhin e madh, ate te dashurise, qe eshte universale.

Trupat serbe gati nuk i kane munguar asnjehere festivalit "Butrinti 2000". Shfaqje qe kane lene jo pak mbresa. Edhe kjo e mbremjes se 19 korrikut ishte nje prej atyre shfaqjeve e cila mund te mbahet mend per plastiken e aktoreve.

Kritiku i teatrit, Josif Papagjoni shprehet se, "Nuk e shijova tekstin deri ne fund pasi syte me mbeten tek aktoret. Plastika, levizjet e tyre me nje lehtesi kaq te madhe jane per tu pergezuar. Ajo qe duhet theksuar eshte fakti se, brenda tipologjise se kesaj komedie, ata kishin mundur te ndertonin nje stil unik". Dhe ajo cka mund te perfitojne aktoret dhe teatri shqiptar eshte teresia e ansamblit sipas tij.

Por sa i perqafon publiku shfaqje te tilla? Jo pak, pasi gjithkush ka nevoje te qeshe, te argetohet dhe komedite e shpejta jane ato qe mund ta arrijne me se miri kete. Sipas te thenave te trupes serbe, edhe publiku i tyre nuk ka pasur ndonje reagim ndryshe nga ai i Butrintit per shfaqjen dhe mesazhin qe ka mundur kjo pjese te percjelle.

Ndonese kur ne skene ke nje ansambel te madh qe interpreton, mbetesh tek loja e tyre, mimika dhe plastika e veshtire eshte te perqendrohesh te ndjekesh tekstin e subtitruar ne shqip. Por ajo cka eshte me rendesi e qe duhet theksuar, se festivali cdo shfaqje e ka te perkthyer ne shqip, duke hequr keshtu barrieren e do viteve me pare, qe gjuha mund edhe te te mbante larg nje shfaqjeje. Ndonese ajo mund te qe nje kryeveper boterore.

Ballkani I trazuar

Skena edhe mbreme u sundua nga raporti e mire e keqe! Ajo cka sundon boten ku secili prej nesh jeton, s'mund te mos mbizoteroje edhe ne skene. Edhe komedia ""Dundo Maroje", e ngjitur ne Butrint nga serbet, ndonese fliste per shekuj shkuar, percolli mesazhin e madh te dashurise mes njerezise. Aktori kryesor i komedise, Dejan Cicmilovic u shpreh teksa fliste per rolin dhe shfaqjen se, "nuk e kemi zgjedhur rastesisht kete pjese. Ne kemi nevoje te flasim dhe te tregojme per dashurine. Sidomos ne rajonin tone te Ballkanit i cili eshte i trazuar dhe vijon te kete ende vatra lufte". Mesazh dashurie ky i dhene nga nje serb ne ajer e skene shqiptare. Duke treguar mandej edhe deshiren e madhe per shkembimin e kultures dhe krijimin e lidhjeve te pazgjidhshme ndermjet vendeve.

Serbet, teater ne Mitrovice

Teatri Kombetar Nish daton 120 vite shkuar. Eshte nje nder tre teatrot me te medha te Serbise. Ata jane aktore por serbe aman! Ndonese jane ne Shqiperi per te bere teater, s'mund te mos preket qofte edhe me veshtrime "konflikti". Mirepo ndodh te gjendesh edhe perballe nje deklarate te tille. "Ne jemi aktore qe kemi studiuar ne Kosove. Kuptohet para se e gjithe kjo qe ndodhi te ndodhte. Por ama kemi miq atje. Enver Petrovci eshte nje nder ta! Per me teper, qe aktualisht aktore te teatrit tone jane ne Mitrovice dhe punoje atje per shfaqje"-tregon Prtar Antic. Duke qene nje festival, nuk mund te krijohen barriera te kombesive, edhe kur flitet per nje ceshtje kaq te prekshme. Por ama s'mund edhe te mbetet fare jashte diskutimeve, sic edhe u deshmua.

"Faedra" e Senekes shkeli mbreme skenen e gurte te Butrintit. Trupa e teatrit "Divadlo Dlouhe" nga Praga nen nje skenografi krejt te vecante, sollen per te paren here nje shfaqje ceke ne Festivalin Nderkombetar te Teatrove, "Butrinti 2000".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›