Tenton te vrase nje 21-vjecar arrestohet adoleshenti
Nje person eshte paraqitur ne spitalin e Vlores i plagosur me arme zjarri. Menjehere sapo ka marre njoftimin nga spitali policia e qytetit bregdetar ka shkuar ne spital per te zbardhur te verteten. Eumlshte krijuar grupi hetimor dhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur rreth ores 1500 ne vendin e quajtur Ura e Alibanit pas nje konflikti per motive banale midis shtetasve T. P. 21 vjec lindur ne Vlore e banues ne fshatin Aliban te komunes Novosele dhe M. N. 17 vjec lindur dhe banues ne fshatin Aliban te komunes Novosele.
Policia tha se ky i fundit eshte futur ne shtepi dhe ka marre nje arme zjarri gjahu teke dhe ka qelluar dy here ne drejtim te shtetasit T. P. duke i shkaktuar atij demtime ne krah e ne trup dhe eshte larguar menjehere ne drejtim te paditur. Ne cilesine e proves materiale jane gjetur dhe sekuestruar arma e gjahut e cila rezulton te kete qene pa leje. Policia ka vene ne pranga 17-vjecarin dhe nje person tjeter te akuzuar per tentative vrasjeje.