Kur të këqijtë prishin një familje

Grabitësit i kanë vëzhguar dhe duan t’i marrin të gjitha, por kjo familje është gati për betejë dhe do të bëjë gjithçka për të qëndruar bashkë, madje edhe kur mes tyre lindin dyshime për tradhti dhe mashtrime.
Ky është një film për rrëmbimin e një fëmijë, i zhanrit triler, ku edhe njëherë dalin në pah lufta në mes të klasave në Amerikë. Kyle Miller (Nicolas Cage), që është një tregtar i rrotave dhe ka një shtëpi të bukur, do të sulmohet nga disa hajna, në mesin e tyre edhe policë – përderisa ata shikojnë që të vjedhin nga ai disa diamante.
Pushtuesit janë një bandë me kravata të kaltra, por të cilët nuk i besojnë Kyle, pavarësisht se ky i fundit mbrohet nga ta me të gjitha forcat që ka.
Në shikim të parë “Trespass”, i punuar me regji të Joel Schumacher dhe me skenar të Karl Gajdusek, duket se ka marrë tregimin e filmit “Kidnapped”, një film që p ashtu flet për pushtimin e një shtëpie nga disa persona. Mirëpo, përderisa “Trespass”vazhdon do të shihni se ngjarja e tij do të ndryshojë dhe do të zhvillohet me një frymë tjetër nga filmi i lartpërmendur.
Kështu, “Trespass” bëhet një film me plot zhurmë, aksion dhe një realizim kinematografik në të cilin të gjithë ulërijnë, bërtasin dhe kërcënojnë, përderisa çdo ndjenjë është e frikshme, madje vetëm duke e shikuar.
Aty ka edhe një tregim nga e kaluara e Sarah, e cila njihet me një hajn në atë turmë. Ai është Jonah (Cam Gigandet), e cila e njeh atë edhe pse ka të vënë maskë. Ajo fytyrë është e një personi të çmendur, i cili ka punuar pikërisht në pronën e Millerve, por që tani dëshiron t’i vjedhë ata. Pavarësisht se ai bën shumë presion psikologjik, Kyle e duron atë.
Por, kur klasat luftojnë, të gjithë humbasin. “Trespass”, kush do të fitoj? Shikojeni në DigiGold.
TRESPASS
Regjia: Joel Schumacher; skenari: Karl Gajdusek; drejtor i fotografisë: Andrzej Bartkowiak; montazha: Bill Pankow; muzika: David Buckley; dizajner: Nathan Amondson; kostumet: Judianna Makovsky; producentë: Irwin Winkler dhe David Winkler; Distributor: Millennium Entertainment. Kohëzgjatja: 1 orë 31 minuta.
Aktorë: Nicolas Cage (Kyle Miller), Nicole Kidman (Sarah Miller), Ben Mendelsohn (Elias), Cam Gigandet (Jonah), Liana Liberato (Avery Miller), Jordana Spiro (Petal), Dash Mihok (Ty), Emily Meade (Kendra) dhe Nico Tortorella (Jake).