E Shtunë, 31 Tetor 2026

Graciano thashetheme per Vlashin Doloreza Nuk e prisja jam e zhgenjyer nga Vlashi

Graciano vazhdon te ngacmoje me ironi Vlashin dhe i thote se ai nuk ka pse te zihet me njeri per ngacmimet e nje te treti qe ne kete rast ishte vete Graciano. Vlashi eshte shume i merzitur dhe i kerkon Gracianos qe te mos flase ne nje menyre te tille pasi kjo eshte nje gje shume serioze per te. Graciano vazhdon me tej dhe Vlashi largohet nga tavolina e ngrenies.

Graciano fillon qe te flase me Metin qe eshte aty dhe thote se ne kete rast Vlashi nuk u tregua i zgjuar. Graciano thote se ai e nxiti nje debat te tille per te pare se sa ishte ne gjendje Vlashi qe ta kuptonte lojen e tij dhe te shmangte debatin me Dolorezen. Meti i thote Gracianos qe te mos luaj me gjera te tilla dhe te mos e merzise me Vlashin pasi eshte shume i nervozuar.

Ndersa Graciano bisedon me Metin aty afrohet Doloreza. Ajo duket se eshte prekur nga reagimi i Vlashin dhe sqaron dy djemte se ajo thjesht beri nje shaka me Vlashin dhe nuk e mendoi se ai do te reagonte shume ashper. Po te me thoshte vajze e dashur te lutem mos e bej ma permend me nje gje te tille une sigurisht qe nuk do tia kisha permend thote Doloreza. Me tej Doloreza thote Une jam e zhgenjyer por secili tregon veten.

Meti i afrohet Dolorezes dhe pyet nese ajo e dinte per vajzen qe dashuron Vlashi dhe Doloreza thote se e dinte por ai ne asnje moment nuk i tha qe ajo te mos bente asnje shaka ne lidhje me te. Doloreza sqaron Metin dhe Gracianon per debatin qe pati me Vlashin dhe Graciano i jep te drejte asaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›