E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur të përfundojë BB

24/04/10 17:00

Koha e gjatë e qëndrimit brenda në shtëpi dhe kurioziteti për të ditur se cfarë i pret jashtë, bën që banorët, kohët e fundit të zhvillojnë biseda për mënyrën se si do përshtaten kur të dalin. Gjithashtu, fakti që kohëqëndrimit në shtëpi po i vjen fundi, banorët janë edhe më entuziastë në bisedat e tyre për këtë temë. Kësaj here, është Erioni dhe Miri ata që bisedojnë se cfarë do bëjnë kur të dalin jashtë. miri shprehet se ata duhet të përpiqen ti rezistojnë kuriozitetit kur të dëgjojnë zhurma të ndryshme, pikërisht nga rritja e vigjilencës dhe instikteve të mësuara brenda në shtëpi. Ata marrin si shembull boritë e makinave apo celularin dhe thonë se zhurmat apo zilja e tij ka për tiu dukur e cuditshme, madje ndonjëherë kanë për të thënë se ra gongu. Ata mendojnë se kur të dalin, cdo gjë do tu duket e cuditshme, sikur ta shohin për herë të parë. Miri e krahason me shokimin këtë gjë dhe shprehet se vetëm do shohin majtas e djathtas e nuk kanë për të folur fare.
Më pas, të dy djemtë sëbashku me Mandi, flasin për tifozerinë nëpër stadiume kur luhen ndeshje të ndryshme. Erioni tregon nga eksperienca e vet mikpritjen nëpër qytete të ndryshme. Po ashtu, edhe dy djemtë e tjerë tregojnë për ndodhitë në qytetet e tyre dhe të tre qeshin me situatat e ndryshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›