Kur teprohet me transparencë

Princeton – Transparenca duket se është fjala më e përdorur gjatë ditës në shumë domene të politikës. Por a është mirë që gjithnjë të ketë transparencë të madhe?
Që nga koha e shpërthimit të krizës financiare më 2008, ka pasur një thirrje të madhe për “një transparencë më të madhe” në shërbimet financiare. Ligji për reformë financiare i miratuar gjatë muajit të kaluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara kërkon më shumë transparencë nga bankat dhe firmat financiare. Me fjalë tjera, falë edhe punës së madhe të koalicionit “Oxfam America” dhe “Publish What You Pay” (Publiko çfarë paguan), u kërkon po ashtu edhe kompanive të naftës dhe të minierave – edhe atyre amerikane edhe atyre të huaja – që të raportojnë për të gjitha pagesat që ndaj qeverive vendëse dhe atyre të huaja, ku operojnë.
Për shumë vende të varfra, pasuria në burime natyrore është më shumë një mallkim sesa një përfitim. Liderët e korruptuar mund t’i përdorin miliardat e përfituara nga korporatat e naftës dhe të minierave për qëllime personale, ose për të blerë para për t’i shtypur me trupa ushtarake lëvizjet demokratike në vendet e tyre.
Natyrisht, transparenca e vetmuar nuk arrin ta parandalojë këtë, por u tregon të gjithëve sesa përfitojnë diktatorët, dhe kush po i financon ata. Kjo, shpreson dikush, do ta ndryshojë sjelljen e korporatave që pasurojnë veten duke i paguar sunduesit për të fituar të drejtën e përfitimit prej burimeve të gatshme që i takojnë tërë vendit. Të gjithë e dinë se ajo që vidhet është një krim, në mënyrë të veçantë atëherë kur pasuritë vidhen nga diktatorë që dominojnë shtetin e caktuar.
Një tjetër transparencë ka pushtuar vëmendjen publike gjatë muajit të kaluar. “Wikileaks”, që përshkruan veten si “një aveny botërore e secilit për dokumente sekrete që secili duhet t’i shohë”, lëshoi më shumë se 92 mijë dokumente të lidhura me luftën në Afganistan, përfshirë raporte ushtarake për incidentet, dhe raporte inteligjence.
“Wikileaks” gjatë tre vjetëve të kaluar ka publikuar një shumëllojshmëri dokumentesh të ndjeshme, duke filluar prej një doracaku të ushtrisë amerikane për menaxhim të burgut ushtarak të Gjirit të Guantanamos, deri te dëshmitë e korrupsionit në Keni dhe dëmet e shkaktuar nga kemikatet në bregdetin afrikan. Po ashtu, ka publikuar një numër të madh ueb-faqesh që Qeveria australiane ka kërkuar të bllokohen, një analizë të vlerësimit të rrezikut të një banke islandeze dhe një incizim të një helikopteri amerikan në Bagdad, i cili qëllon për vdekje 12 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe një fotoreporter dhe një gazetar i Reuters-it. Por publikimi i dokumenteve sekrete ushtarake për luftën në Afganistan është çështja që ka shkaktuar më së shumti kundërthënie.
“The New York Times”, së bashku me gazetat “The Guardian” dhe “Der Spiegel”, u ishte dhënë rasti të studionin dokumentet para se të publikoheshin, dhe vendosën të publikonin disa prej materialeve. Botuesit e tyre argumentuan se gjithnjë është vështirë të merret vendimi për publikimin e dokumenteve sekrete, thanë se këto dokumente ishin “në interes të madh të publikut” dhe “për të treguar se në çfarë vështirësie të madhe janë zhytur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët që dikush tjetër nuk e ka marrë këtë zotim”. Senatori i njohur demokrat, John Kerry, një përkrahës i madh i luftës në Afganistan, ka thënë se publikimi i dokumenteve mund të “nënvlerësojë shtyllat” e konfliktit dhe do ta bëjnë më urgjente “kryerjen e celebrimeve të duhura për të pasur një politikë të drejtë”.
Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, ka thënë se dokumentet mund të jenë një bazë e mirë për të hetuar krimet e luftës të bëra nga trupat amerikane kundër civilëve afganë. Të tjerët, përfshirë edhe presidentin Barack Obama, kanë thënë se dokumentet “nuk zbulojnë asgjë për të cilën deri më tani nuk është informuar në debatin publik për Afganistanin”.
Ka një paralele të qartë ndërmjet publikimeve të fundit për Afganistanin dhe publikimeve të vitit 1971 të Daniel Ellsbergut të “Letrave të Pentagonit”, të cilët ndihmuan publikun amerikan të kuptonte sesi realisht po zhvillohej lufta në Vietnam. Në uebfaqen e “Wikileaks”, citohet Gjykata Supreme të ketë thënë për atë rast: “vetëm një shtyp i lirë dhe pa presion mundet me sukses të shpalosë dinakërinë e qeverisë”. “Wikileaks”, po ashtu, ka thënë se publikimet ishin një kataklizëm për “qindra reforma” dhe “qeverisja e hapur është metoda më efektive e promovimit të qeverisjes”.
Por madje edhe disa përkrahës të qeverisjes së hapur mendojnë se “Wikileaks” e tepron. Steven Aftergood, drejtues i projektit të qeverisjes sekrete në Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, e llogarit “Wikileaks”-in në mesin e armiqve të një shoqërie të hapur, për shkak të dështimit të saj në respektimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe të të drejtave të individëve.
Edhe pse “Wikileaks” ka thënë se ka tërhequr më shumë se 15 mijë dokumente për luftën në Afganistan me qëllim që të largohen disa emra dhe elemente të tjera që lidhen me identifikimin e individëve që mund të vihen në rrezik; “The TImes” e Londrës zbuloi se gjatë kohës së publikimit kishte shumë detaje që mund të zbulonin identitetin e shumë njerëzve. Assange ka thënë se ndjen keqardhje nëse publikimi i ndonjë dokumenti shkakton ndonjë dëmtim, por në parim ka mbrojtur publikimin e dokumenteve. Dhe “Wikileaks” thotë se derisa publikimi mund të çojë në pasoja të dëmshme, ajo çfarë dështojmë të shohim janë pasojat e mospublikimit dhe mënyra me të cilën një klimë e hapjes e bën më të mundshme nxitjen e një reagimi të korporatave dhe qeverive.
Po kur teprohet me transparencë? Në Letoni, një hulumtues i inteligjencës artificiale në Departamentin e shkencave kompjuterike të Universitetit të Letonisë, që në fillim të këtij viti kishte zbuluar të dhëna të të ardhurave të menaxherëve të bankave, ishte lavdëruar si një “Robin Hud modern”, meqë shumë njerëz nuk e dinin sesa merrnin menaxherët e bankave, derisa shumë banka po financoheshin me paranë publike. Për çdo vit në Norvegji publikohen të dhënat e të ardhurave materiale të çdo taksapaguesi. A nuk po teprohet paksa me transparencë? Nëse po, pse?
Në një botë ku terroristët kanë kryer krime dhe kërcënojnë të kryejnë edhe të tjera, të kërkosh transparencë të plotë qeverisjeje është utopike. Nganjëherë është e mundshme të bësh më të mirën vetëm në mënyrë sekrete. Shikuar si tërësi, një transparencë e plotë duket që sjell më shumë të mira – dhe e njëjta aplikohet në një botë më transparente.
(Autori është profesor i bioetikës në Universitetin e Princetonit dhe profesor laureat në Universitetin e Melbournet. Ndër veprat e tij janë edhe “Etika praktike”, “Një botë”, dhe ajo e kohëve të fundit, “Jeta që mund ta shpëtoni”. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”.)