Kur terrorizmi sulmon sportin, nga Mynihu deri te Maratona e Bostonit
Nga Eurosport
Atentati që ndodhi në Maratonën e Bostonit, në mënyrë të trishtueshme nuk është episodi i vetëm kur terrorizmi ka sulmuar sportin. Më poshtë në rend kronologjik po sjellim të gjitha rastet kur terrorizmi ka sulmuar sportin, sulme që kanë pasur pasoja shumë të dhimbshme. Nga Olimpiada e Mynihut, tek Kupa e Afrikës duke kaluar tek Klasikja…
Atentati i Mynihut, 1972
Është episodi më i famshëm ku shënohet rasti i parë i dhunës së terrorizmit mbi sportin. Më 5 shtator 1972 një komando i organizatës palestineze Shtatori i Zi, hyn fshehurazi në fshatin olimpik dhe rrëmben 11 atletë izraelitë, duke vrarë dy prej tyre, të cilët tentuan të çliroheshin. Pas 21 orësh negociatash në një klimë plot tension dhe të paprecedentë vjen përplasja finale në aeroportin e Fürstenfeldbruck, ku humbasin jetën të gjithë pengjet e mbetura, 5 terroristë dhe një polic gjerman.
Atlanta 1996: bombë në parkun olimpik
Më 27 korrik 1996, gjatë Olimpiadës së Atlantas, në mes të garave, shpërthen një bombë në Centennial Olympic Park, pak pas mesnate. Fatmirësisht bomba ishte zbuluar pak momente më përpara nga një agjent i sigurisë, kështu në momentin e shpërthimit zona ishte evokuara. Megjithatë bilanci ishte sërish i rëndë: dy gra vdiqën (njëra nga ciflat e shpërthimit, tjetra nga ataku kardiak) dhe 111 të plagosur. Atentatori Eric Rudolph, u arrestua në vitin 2003 dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
ETA godet Madridin në ditën e Klasikes
Më 11 maj 2002, në ditën e ndeshjes e kthimit të gjysmëfinales së Champions League mes Real Madridit dhe Barcelonës, dy auto-bomba shpërthejnë në kryeqytetin spanjoll, një bombë shpërtheu afër stadiumit Santiago Bernabeu. Atentati i erdhi si hakmarrje nga ana e ETA, si reagim për arrestimin e 11 anëtarëve të partisë Batasuna.
Atentat vetëvrasës në maratonën singaleze të Vitit të Ri
Më 6 prill të vitit 2008, një militant i Tigrave Tamil shpërthen me një bombë në trup në fillim të maratonës për të festuar Vitin e Ri të Sinahalas (rajon i Sri Lankas). Nga atentati vdesin 15 veta dhe rreth 90 të plagosur. Mes të vdekurve spikasnin ministri i Transporteve të Sri Lankas, Jeyaraj Fernandopulle, ish kampioni olimpik K.A. Karunaratne dhe trajneri i kombëtares së atletikës Lakshman de Alwis.
Bomba në Xhakarta: Objektivi ishte Manchester United
Më 17 korrik të vitit 2009 shpërthejnë dy bomba në dy hotele të Xhakartës, duke provokuar 7 të vdekur dhe me shumë se 50 të plagosur. Edhe pse atentati nuk u sqarua kurrë plotësisht, një nga mesazhet e atentatit ishte se ndodhi për Manchester United, sepse një skuadër me lojtarë të fesë kristiane nuk duhet të kishin hyrë në një vend mysliman (skuadra Ferguson kishte në program një ndeshje me përfaqësuesen indoneziane dhe kishte prenotuar hotelin Ritz-Carlton për 20 korrikun, hotel në të cilin shpërtheu njëra bombë, natyrisht që prej atentatit u anullua ndeshja).
Atentati vetëvrasës i Lakki Marwat
Më 1 janar të vitit 2010, në fshatin e Shah Hasan Khel (Pakistan), një kamikaz hidhet në mes të turmës me makinën e tij plot me eksploziv gjatë një ndeshje volejbolli mes përfaqësuesve lokale. Shpërthimi i tmerrshëm provokon 105 të vdekur dhe qindra të plagosur. Atentati u organizua për të goditur fshatin nga një grup militantësh anti-talebanë të Pashtun
Sulmi mbi autobusin e kombëtares së Togos
Më 8 janar të vitit 2010, autobusi i kombëtares së futbollit të Togos po shkonte drejt Angolës për të marrë pjesë në Kupën e Afrikës, ndalohet nga një grup separatistësh. Gjatë sulmit, që zgjati më pak së gjysmë ore, humbën jetën tre persona, shoferi, një nga asistentët e trajnerit të kombëtares togoleze dhe një gazetar i një televizioni togolez.