E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërhyrja e Enverit për faljen e jetës të djalit të Aqif Pashës

Zbardhet dokumenti, “nëpunësit shqiptar
në ombrellën e qeverisë Biçakçiu”. Historia e djalit të Aqif Pashës. Falja e jetës dhe vitet e burgut. Dënimi dhe raporti tepër sekret i Kuvendit Popullor për Enver Hoxhën.

Nga Luan Shtëpani

Ibrahim BicakuQeveria e drejtuar nga Ibrahim Biçakçiu (6 shtator 25 tetor 1944) do të cilësohej më jetëshkurtra. Megjithëse Shqipëria ndodhej nën pushtimin gjerman, fakte të reja hedhin dritë mbi atë periudhë, ku nuk mungon në dokumenta firma e kryeministrit Biçakçiu. Duke ju referuar historikut të Ministrisë së Punëve të Jashtme (1939-1944), publikuar në faqen e saj zyrtare, ndërmjet të tjerave shkruhet se pas kapitullimit të Italisë fashiste, më 14 shtator 1943, politikanët e mbetur nga administrata e vjetër krijuan një Kuvend Kombëtar të përbërë prej 22 vetave, të kryesuar nga Pejani, si edhe një Komitet Ekzekutiv të Përkohshëm të përbërë prej 6 vetave, të kryesuar nga Ibrahim Biçakçiu, komitet i cili funksiononte si qeveri e përkohshme. Detyra e parë e këtij Kuvendi ishte të shpallte fundin e zgjedhës italiane në Shqipëri dhe të bënte thirrje për krijimin e një qeverie përfaqësuese. Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm mori në dorëzim drejtimin e punëve të shtetit deri në formimin e qeverisë. Pjesë e këtij Komiteti ishte edhe Zyra e ngarkuar për Punët e Jashtme. Me vendimin nr. 61, datë 21 shtator 1943, Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm shfuqizoi akordin e lidhur me 3 qershor 1939 midis Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Italiane mbi unifikimin e shërbimeve diplomatike dhe konsullore. Zyra e ngarkuar për Punët e Jashtme, dhe më vonë MPJ, gjatë kohës së pushtimit gjerman ishte ngarkuar të kryente funksionet ndërlidhëse ndërmjet Administratës Shqiptare dhe autoriteteve ushtarake gjermane. Çdo dikaster që ndeshte pengesa në punën e tij nga veprimtaria e Administratës Ushtarake gjermane në Shqipëri i drejtohej Zyrës së ngarkuar me Punët e Jashtme dhe më vonë MPJ-së. Me Vendimin nr. 68, datë 13 tetor 1943, Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm i Shqipërisë nën kryesinë e Ibrahim Biçakçiut, vendosi që në situatën e re të krijuar Shqipëria duhej të dilte si subjekt i pavarur në arenën e marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtare. Organ i përshtatshëm për të përfaqësuar Shqipërinë do të ishte Ministria e Punëve të Jashtme e cila do të bënte hapat e duhura për rinjohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur në radhën e shteteve të tjera. Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm vendosi rikrijimin e MPJ-së me të gjitha organet që kishte pasur para 7 prillit 1939. Rimarrjen në shërbimin e jashtëm të të gjithë atyre nëpunësve dhe funksionarëve që kishin qenë në administratën e shërbimit të jashtëm deri me 7 prill 1939 dhe që ishin të papërlyer me shërbimin italian. U vendos që MPJ do të kishte 87 veta nga të cilët 65 diplomatë, 5 kancelarë, kryekaliografë, përkthyes, 10 daktilografë e agjentë, 7 punëtorë pastrimi. Zgjedhjen e njerëzve do ta bënte Këshilli Administrativ i përbërë nga ish-funksionarë të lartë të MPJ para 7 prillit 1939 nën kryesinë e Zv. Ministrit të Punëve të Jashtme. Vendimet e tij do të miratoheshin nga Ministri i Punëve të Jashtme ose një prej zëvendësve të tij. Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm ngarkoi z. Vehbi Frashëri me drejtimin e punëve me jashtë deri në formimin e Qeverisë Shqiptare. Në mbledhjen e V të Kuvendit Kombëtar, 22 tetor 1943, ky i fundit miratoi krijimin e Këshillit të Lartë të Regjencës dhe shfuqizimin e atyre ligjeve dhe rregulloreve të miratuara në periudhën 12 prill 1939 – 14 shtator 1943 që nuk pajtoheshin me frymën e vendimeve të Kuvendit Kombëtar. Kuvendi rinjohu të gjitha dispozitat e Statutit të dt. 1 dhjetor 1928 që nuk vinin në kundërshtim me vendimet e Kuvendit Kombëtar e as me ligjet në veprim. Më 5 nëntor 1943 u krijua qeveria me Kryeministër Rexhep Mitrovicën. Posti i Ministrit të Punëve të Jashtme iu ngarkua Z. Mehmet Konica ndërsa posti i Nënministrit të Punëve të Jashtme z. Vehbi Frashëri. Z. Menhmet Konica nuk mori pjesë në betimin e kabinetit të ri qeveritar dhe nuk e ushtroi këtë detyrë deri në 6 shkurt 1944 ku Ministër i Punëve të Jashtme emërohet z. Bahri Omari. Gjatë kësaj kohe z. Rexhep Mitrovica, Kryetari i Kabinetit Qeveritar ushtroi edhe detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme. Më 17 korrik posti i Ministrit të Jashtme i kaloi z. Ekrem Vlora. Po në nëntor 1943 Këshilli i Naltë i Regjencës, miratoi propozimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme për disa ndryshime në Ligjin Organik të MPJ-së të vitit 1929. Këto ndryshime u dekretuan në mars 1944. Në Ligjin Organik të MPJ-së ishte shtuar pika që rekrutimi i personelit të MPJ-së do të bëhej për ata që kishin qenë në shërbimin e jashtëm para 7 prillit 1939, duke konfirmuar frymën e Vendimit Nr.68, date 13 tetor 1943 të Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm mbi rikrijimin e MPJ. Në kushtet e luftës, qeverisë nuk iu dha mundësi për të realizuar këto objektiva diplomatike. Ligji parashikonte që do të vazhdonte e njëjtë politikë e dhënies së gradave për anëtarët e shërbimit diplomatik. Gradat diplomatike do të shoqëroheshin me pagesa te diferencuara të përcaktuara në ligj. Pas dorëheqjes së kabinetit Mitrovica në qershor 1944, në korrik 1944 formohet kabineti i Fiqiri Dines (korrik 1944 28 gusht 1944) Ndërkohë, si pasojë e zhvillimeve politike që ndodhën në Shqipëri gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar (KANÇ) i krijuar në Konferencën e Pezës, 16 shtator 1942, dhe i drejtuar nga Partia Komuniste Shqiptare, u mblodh në Përmet në maj 1944. Me vendim të veçantë, më 28 maj 1944, KANÇ zgjodhi Kryesinë e tij. Kjo e fundit emëroi Komitetin Antifashist Nacionalçlirimtar të përbërë prej 13 anëtarësh me të gjitha atributet e një qeverie popullore provizore. Punët me jashtë do ti mbulonte Omer Nishani, anëtar i këtij Komiteti, me emërtesën I ngarkuar me Punë të Jashtme. Më 22 tetor 1944, në mbledhjen e Këshillit Antifashist-Nacionalçlirimtar e cila u organizua në Berat, u vendos transformimi i Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar në Qeveri Demokratike të Përkohshme të Shqipërisë. Omer Nishani u rikonfirmua në detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme në këtë qeveri. Që nga krijimi i Komitetit dhe deri në shndërrimin e tij në qeveri te përkohshme, aktiviteti diplomatik ishte i kufizuar, pasi Shqipëria ishte e pushtuar nga Gjermania naziste. Pas 22 tetorit 1944, MPJ e Qeverisë Demokratike të Përkohshme vazhdoi të kishte në strukturën e saj vetëm Zyrën e Ministrit dhe një person të atashuar pranë tij. Kështu mbyllet publikimi zyrtar i MPJ.

Komanda gjermane dhe ultimatum për zyrtarët shqiptarë
Në një qarkore të komandës gjermane në Shqipëri i bëhet thirrje të gjithë nëpunësve që të zbatojnë orarin zyrtar, në të kundërt ato do të largohen nga puna. Sipas komandës gjermane një pjesë e madhe e nëpunësve të shtetit nuk punojnë në zyrat e tyre dhe se ato paraqiten atje vetëm kur marrin pagën. Komanda saktëson se do të paguhen të gjithë ato nëpunës që në të vërtetë punojnë në zyra. Jepet ultimatumi për zyrtarët shqiptarë se duke filluar nga 24 tetori i 1944-ës të gjithë nëpunësit duhet të jenë prezent në zyrat e tyre në orën 10.00. Kështu do të dallohen të gjithë ata që kanë seriozitet për të punuar dhe të tjetër që nuk paraqiten apo që largohen nga vendi i punës. Ultimatumi mbyllet kështu kush nuk paraqitet brenda kësaj date në zyrat e tyre, konsiderohet i pushuar nga detyra, ku dhe i ndalohet e drejta për tërheqjen e pagës mujore.

letraBiçakçiu, orari dhe pushimet nga puna kompe

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›