Kur trupi i gruas ...zbulohet si fryme Jorgos Jakumis
Tema e gruas eshte diakronike ne art dhe shkrime. Ne panteonin e arketipeve te famshme femerore lane gjurme te mrekullueshme piktore, muzikante, poete te shumte, te cilet himnizuan gruan si trup, gruan si karakter dhe shpirt, gruan si fryme. "Grate e Bibles" se Jorgaq Gogut eshte nje dialektike e shpirtrave te grave, ashtu sic i pervijoi vizualisht piktori permes trupave te grave. Sipas interpretimit tone, ekspozita ishte nje studim i nudos femerore, ne menyre qe te zbulohej "rrjedha" femerore: tek nudoja femerore reflektohej larushia e arketipit femeror, unikaliteti dhe diversiteti.
Sipas Bibles, Perendia-fryme krijoi njeriun-lende. Lenda qe mori ishte forma me e ulet - balta: "mori balte" dhe "krijoi njeriun (Adamin); dhe i fryu atij fryme jete!" Pas kesaj, njeriu-balte u mbush me Perendine-fryme. Dhe u be ("ne mish") nje perendi i vogel i misheruar dhe, njekohesisht, ("ne fryme") mish i hyjnizuar.
Piktori, si krijues i trupave femerore qe bartin frymen, pati frymezimin t'i pajiste me nje pafundesi spiritualiteti mashkullor, te misheroje, pra, ne kanavace, arketipe femrash permes nje lakuriqesie te qashter apo nje veshjeje te ajert. Ka perdorur forma, skica dhe ngjyra ne menyre abstrakte dhe sugjestive, qe te paraqese grate e Bibles: nenen Eve, pjelloren; bashkeshorten Sare, shterpen; bijat e Lotit, incestuozet; Ruthin, gruan-dashuri; gruan tradhtare, Dalilen; gruan-nene, Agarin; gruan e zjarrte te pasionit te Davidit; gruan defrimtare, Salomene...
Jorgaq Gogu i blodhi ngjyrat nje nga nje dhe me penelin e tij krijoi nje lloj "faune grarore", duke krijuar vajza-bija, bashkeshorte ideale, gra biologjike, gra te mallit dhe te gjakimit, gra te gabimit dhe te pendimit. Permes trupave te tyre nyjetohen ndjenjat e moralit dhe te tradites, te lartesise dhe te thellesise, te pergjegjesise dhe te papergjegjshmerise. Te gjitha keto permbahen tek grate qe rrethojne jeten e burrave, fale te cilave ekzistojne dhe fale te cilave jetojne...
Piktori ka punuar me ngjyra diku te ftohta dhe diku te ngrohta; ka perdorur forma abstrakte; ka adaptuar stile me prirje ekspresionizmi dhe kubizmi; te udheheq per nga simbolizmat mitologjike dhe psikografike, me teknika te thjeshta dhe narracion sinoptik - duke perdorur vizualisht nje bosht tematik te pameshirshem: gruan-jete dhe gruan-vdekje; gruan-triumf dhe gruan-mallkim; gruan-bukuri dhe gruan-makth; gruan-himn dhe gruan-vaj; gruan-gjakim dhe gruan-gabim!
Nuk e hasem gruan-shpetimtare, gruan si mrekulli, nje grua qe misheroi Fjalen. Domethene, gruan qe nuk e ceku as tragjedia e lashte greke - ndonese tek drama e lashte u krijua gruaja-kuroreshkelese (Klitemnestra), gruaja-therore (Ifigjenia), gruaja-vrasese (Medea), gruaja-ide/fanepsje (Antigona), gruaja-pafajesi (Elektra), gruaja-nene (Hekuba), dhe shume arketipe te tjera te gruas, qe u mitizuan si sindromat e njohura te psikiatrise dhe psikologjise se re.
- Pse nuk arriti frymezimi yt deri tek gruaja-mrekulli, mrekulli e shpetimit? - pyeta artistin.
- Sepse depertimi ne mister eshte i pershkallezuar, - m'u pergjigj. - Kalimi nga "Dhjata" e vjeter ne ate te re nuk behet sipas deshires sime, por sipas frymezimit tim. Lypet, perpara kesaj, edhe studimi i lashtesise greke, e cila edhe kjo parapergatiti misterin dhe mrekulline e shpetimit. Nuk jam ende kaq i "mbushur", sa te shoh kete mrekulli, ne emer te nje gruaje te re te "Dhjates se Re".
* Fondacioni Grek i Kultures ne Shqiperi. Shqiperoi: Sokol Cunga