Bare: Doreheqja ime, pergjegjesi per Tiranen
Largimi i deputetit Basnik Bare nga drejtimi i deges se PS-se se Tiranes, eshte komentuar nga vet ai si nje vendim qe do te sjelle rifreskimin e strukturave te PS-se. Ne nje prononcim dhene dje per mediat, Bare ka theksuar se doreheqja ka qene vendim personal, duke shprehur se ndjente pergjegjesi per zgjedhjet ne Tirane dhe se mund te kishte bere me teper. "Ne kete interval kohor 6-vjecar kam shijuar suksesin dhe shijen e hidhur te manipulimit dhe vjedhjes se votes dhe ne keto rrethana ndjej pergjegjesine se ndoshta mund te kisha bere me teper ne kete drejtim dhe kete e reflektoj nepermjet doreheqjes sime, duke i lene hapesire deputeteve te tjere. Akti im i doreheqjes eshte veprim modest ne tablone politike shqiptare", tha dje Bare per mediat. Duke folur per rifreskimin e strukturave, Bare ka vleresuar dhe komandimin e Saimir Tahirit ne postin e kreut te PS-se per Tiranen. Nga ana tjeter, ai e ka cilesuar vendimin dhe si nje motiv per t'u lene vend figurave te reja ne seline roze. Duke folur per vendimin e doreheqjes, Bare tha para medieve se edhe kreu i PS-se, Edi Rama ka mbetur i surprizuar nga ky vendim. Ne komunikimin me mediat, Bare e cilesoi largimin e tij edhe si nje model per politiken ne vend. Sipas tij, nje gjest i tille duhet te behet edhe per ata qe kane pergjegjesi per probleme te ndryshme ne vend. "Doreheqja ime shume modeste kontraston me kete sjellje te politikes shqiptare dhe sidomos te atyre qe kane pergjegjesi te drejtperdrejte ne jeten ekonomike, ne sigurine kombetare, ne integritetin e vendit dhe qe mbajne nje qendrim paradoskal, i cili nuk ka te beje fare me bashkesine europiane, ku ne duam te shkojme", tha Baraj gjate komunikimit te djeshem me mediat. Doreheqja e Bares u konfirmua dy dite me pare nga kreu i PS-se, Edi Rama pas mbledhjes me deputetet e Tiranes. Mesohet se Rama ka vleresuar kontributin e Bares per PS-se dhe ka komanduar ne kete post deputeti Saimir Tahiri.
Doreheqja
Largimi i deputetit Bare lidhet me rezultatin e dobet qe Partia Socialiste arrti ne Tirane. Ne zgjedhjet e fundit vendore, Partia Socialiste mori vetem kater njesi bashkiake, nga 9 te tilla qe kishte marre ne zgjedhjet e vitit 2007. Por nje rezultat i dobet u arrit edhe ne zgjedhjet per kreun e Bashkise se Tiranes. Kandidati i majte, Edi Rama mori 20 mije vota me pak ne keto zgjedhje sesa ne vitin 2009. Ne kete menyre, humbja e Bashkise se Tiranes i faturohet ne menyre indirekte dhe strukturave te selise roze ne kryeqytet.