E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur vizitat diplomatike kufizohen me Azerbajxhanin dhe Libinë!

Share

Shqipëria duket se po izolohet gjithmonë e më shumë nga ndërkombëtarët. Prej më shumë se një viti, vendi ynë nuk është vizituar nga asnjë personalitet perëndimor, ndërsa mungojnë edhe ftesat për qeveritarët tanë.

Shembulli më i mirë për këtë është ky i sotmi, ku kryeministri Berisha takohet me presidentin e Azerbajxhanit dhe premton një vizitë në këtë vend, ndërsa ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto niset për një vizitë dy ditore në Libri, për të vendosur marrëdhënie miqësore me vendin e sapo dalë nga lufta.

Ky tregues është një shembull se sa poshtë ka rënë autoriteti i qeverisë shqiptare, e cila pas 21 janarit të vitit të kaluar është shpallur non grata dhe për këtë arsye, Berisha dhe ministrant e tij, tashmë janë të izoluar nga Perëndimi dhe detyrohen të vizitojnë vende pa ndonjë peshë.

Madje, kryeministri Berisha, prej më shumë se një viti merr pjesë vetëm në konferencë dhe seminare, a thua se është ndonjë studiues, me shpresën që të shkrepë ndonjë foto me liderë të rëndësishëm perëndimor, për të na e shitur ne më pas si takim. Ashtu siç ndodhi me presidentin Francez, Nikols Sarkozi.

Berisha-Sarkozi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›