E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Qeveria të mbështesë me fonde emergjence komunat e izoluara nga bora

Situata e vështirë që është krijuar në zonat e thella të vendit për shkak të motit të keq ka bërë që deputeti socialist Taulant Balla të kërkojë ndërhyrjen e qeverisë për tu ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave.

Balla i ka kërkuar qeverisë në vërë në dispozicion fonde emergjence për komunat e Librazhdit, të cilat prej ditësh janë të izoluara nga bora.

I bëj thirrje qeverisë të mbështesë me fonde komunat malore të rrethit të Librazhdit të bllokuara nga dëbora. Qeveria duhet të mbështesë me fonde emergjence këto komuna për zhbllokimin e rrugëve. Vështirësi paraqiten në komunat Steblevë, Lunik, Qendër, Rrajcë, Qukës, Orenjë, Stravaj, është shprehur Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›