Rama me shqiptarët në Austri: Shqetësim, vrasjet e 21 janarit, drejtësia e korrupsioni
Share
Në kuadër të vizitës së tij në Austri, kreu i PS-së, Edi Rama, ka mbajtur një takim gjatë ditës së sotme edhe me shqiptarët që banojnë dhe jetojnë në këtë vend.
Gjatë takimit, që u mbajt në EU House, në selinë e Bashkimit Europian në Vjenë, Rama është shprehur se vrasjet e 21 janarit, drejtësia dhe korrupsioni, janë shqetësime të shprehura nga audience.
Ndëshkimi i vrasjeve të 21 janarit e korrupsionit qeveritar, ishin kërkesë insistuese e audiencës. Drejtësia e vota e lirë ndërkohë, janë shqetësim i të gjithëve!, ka shkruar Rama në Twitter, ndërsa vlerësoi si të shkëlqyer panelin, ku merrte pjesë një audiencë e interesuar shqiptarësh, me të cilët ka biseduar për rreth dy orë.