Kuranyi injoron spekulimet

Sulmuesi i Schalke 04, Kevin Kuranyi, nuk mendon rreth largimit nga klubi dhe insiston se është i përqendruar në Gelsenkirchen. 27-vjeçari, kontrata e së cilit skadon gjatë verës, spekulohej se mund të kalojë në Sunderland ose Birmingham, gjatë këtij muaji.
Por, ai nuk brengoset rreth spekulimeve. “Nuk përfshihem në to. Dua të kem sukses me Schalken. Ndihem mirë këtu dhe jam i përqendruar në klub”, deklaroi Kuranyi.