E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia B, sot miqesore me Siirt Jetpa

Faza pergatitore e seleksionimit te talenteve kuqezinj, te udhehequr nga trajneri i kombetares shqiptare, Josip Kuzhe, ka hyre ne diten e peste.
Nderkohe qe dita e djeshme u eshte perkushtuar plotesisht seancave stervitore, ku tekniku i perfaqesueses ka pasur mundesine te merret personalisht me disa prej futbollisteve, te cilet kane spikatur gjate kesaj pjese te pare te fazes pergatitore, e cila po zhvillohet qe prej 3 janarit ne Belek, Antalia te Turqise.Per sa i perket seances se paradites se djeshme, ekipi kombetar beri stervitje, te cilat pasojne edhe ndeshjen me Adanasporin, ku te rinjte kuqezinj humben me rezultatin 1-2. Ne 20 minutat e para u aplikua vrapimi i lehte dhe me pas ushtrime shkrythese. Ne kete stervitje nuk moren pjese me kohe te plote disa prej lojtareve, te cilet u impenjuan maksimalisht ne sfiden e se merkures ne miqesoren ndaj skuadres se Kategorise se Dyte turke: Pisha, Lila dhe Mua e mbyllen stervitjen me shpejt, pasi luajten nga 90 minuta ne ndeshjen e djeshme.Vila nuk u stervit me skuadren per shkak te demtimit qe pesoi me Adanasporit. Sulmuesi i NK Lokomotiva e Zagrebit, per shkak te demtimit gjate miqesores, u detyrua te lere fushen e lojes ne pjesen e dyte. Perve, ish-sulmuesit te Teutes, Bicaj, Gocaj, dhe Samina u sterviten vemas me trajneri Josip Kuzhe per rreth 25 minuta, ndersa pjesa tjeter me trajnerin Mustedanagi, duke bere goditje te ndryshme ne porte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›