Indonezi, tifozi futet në lojë të shënojë për skuadrën

I merzitur nga loja e skuadres se tij, nje tifoz indonezian ka marre persiper te shenoje per ekipin e tij te zemres. Hendri Mulyadi ka hyre ne fushen e lojes gjate ndeshjes Indonezi-Oman dhe pasi ka vrapuar me top thuajse ne gjysmen e fushes ka goditur ne porten kundershtare, por pa arritur te shenoje.
25-vjecari eshte ndaluar menjehere nga forcat e policise dhe eshte
shoqeruar jashte stadiumit, por me pas eshte lene i lire. Kombetarja e
Indonezise humbi me rezultatin 2-1 ne kryeqytetin e saj Xhakarta perpara
40 mije tifozeve, te cilet kerkonin kualifikimin per ne finalet e Kupes
se Azise. Pasi u lirua nga policia, Mulyadi ishte i futari special ne
televizionin lokal dhe i pyetur nga gazetaret ai u shpreh se ishte shume
i merzitur nga humbja e kombetares se tij.
Indonezia ka qene dikur nje nga forcat me te medha te futbollit aziatik,
por vitet e fundit ka treguar nje forme te dobet dhe ne keto
kualifikuese te Kupes se Azise ndodhet ne vendin e fundit te Grupit B
dhe ka humbur shanset per t’u kualifikuar.
Nertan Prifti