Talebanët kërcënojnë SHBA-në
Militantët talebanë në Pakistan kanë premtuar se do të ndërmarrin sulme kundër qyteteve të SHBA-së dhe duket se morën përsipër përgjegjësinë për tentim-atentatin në Times Square në New York, në tri video-xhirime të ndara, të cilat dolën në sipërfaqe pas incidentit në New York, ka njoftuar sot një organizatë amerikane për vëzhgim.
Autoritetet amerikane kanë tentuar të minimizojnë lidhjen potenciale mes talebanëve në Pakistan dhe sulmit të dështuar në New York, duke theksuar se ky grup nuk e ka infrastrukturën globale, për të ndërmarrë një sulm të këtillë.
Sidoqoftë, talebanët në Pakistan janë të lidhur me Al Qaidën.
Në dy prej video-xhirimeve mund të shihet shefi i talebanëve në Pakistan, Hakimullah Mehsudi, e që është një prej dëshmive deri me tani më të fuqishme për atë se ai ndoshta megjithatë i ka shpëtuar sulmit me raketë, të ndërmarrë nga SHBA-ja në muajin janar.
Sipas agjencisë IntelCenter, në një video-xhirim me kohëzgjatje prej nëntë minutave, Mehsudi nuk përmend në mënyrë specifike New Yorkun, por thotë se xhirimi është bërë me 4 prill të këtij viti dhe premton sulme kundër SHBA-së gjatë muajve në vijim.
Ai gjithashtu mohon deklaratat e zyrtarëve amerikanë dhe pakistaneze, se ai është vrarë gjatë një sulmi me raketë në janar, duke i cilësuar këto deklarata si propagandë.
Në ndërkohë, pas përpjekjes së dështuar për sulm në New York, policia është vënë në kërkim të të dyshuarit të parë.
Policia e New Yorkut njoftoi se një burrë rreth të dyzetave është filmuar duke ndërruar veshjen në afërsi të vendngjarjes pak pas atentatit të tentuar.
Sipas prefektit të New Yorkut, Michael Bloomberg, aktualisht nuk ka të dhëna se në atentat janë përfshirë grupe të huaja terroriste.
Lënda shpërthyese ishte vendosur të shtunën në Times Square në Manhattan në një makinë të parkuar. Bomba ishte ndezur por nuk shpërtheu.
Një shitës i vëmendshëm në rrugë alarmoi policinë e cila arriti të de-aktivizonte lëndën shpërthyese. Në kohën e tentativës për atentat në Times Square ndodheshin dhjetëra mijëra vetë.
Në anën tjetër, Sekretarja amerikane për siguri të brendshme, Janet Napolitano, theksoi se tentim-atentati është një akt i izoluar.
“Nuk kemi asnjë element që të na bëjë të besojmë se nuk kemi të bëjmë me një akt të izoluar”, deklaroi Napolitano për stacionin televiziv “ABC”.