E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres tre doganiere nen pranga


Tre doganierë dhe katër shtetas të tjerë janë arrestuar mëngjesin e së dielës në Durrës, në kuadrin e një operacioni anti-kontrabantë të quajtur “Siguria”.

Ndërhyrja e policisë u realizua pas sigurimit të provave se të arrestuarit kishin futur në Shqipëri 51.5 mijë litra karburant kontrabandë, përmes dy autobotëve për llogari të dy pikave të karburantit në Shkodër e Fier.

Tre doganierët e arrestuar janë shtetasit Ylli Troplini, Artur Mustafa dhe përgjegjësi i turnit në doganën e “Romano Port”, Selman Doçi, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe favorizim të kontrabandës me mallra të akcizës.

Ndërkohë, të arrestuarit e tjerë janë Klodian Cullhaj me detyrë agjent doganor, Lauret Bega me detyrë magazinier i “Europetrol”, Afrim Meçe, drejtues i autobotit me targa të Shkodrës dhe Pëllumb Metollari drejtues i autobotit me targa të Fierit.

Autobotet me karburantin kontrabantë janë dërguar nga drejtuesit e tyre përkatësisht në një pikë të karburantit të firmës “Elda” në Shkodër, ndërsa mjeti tjetër i transportit të lëndës së djegshme e ka depozituar sasinë e tij në një pikë karburanti në Fier.

Agjentët e antikrimit ekonomik të Durrësit kanë ndërhyrë duke bërë arrestimin e shtatë shtetasve të cilët do të përballen me akuzat e ngritura, ndërsa vijojnë hetimet nga prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë kontrabandë nafte.

Pritet që firmat të cilat kanë favorizuar këtë kontrabantë të ndëshkohen gjithashtu.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Vlorë, sekuestrohen 17 makineri
Policia e Vlorës bllokoi sot një lokal që ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit pa lejen e organeve tatimore, duke sekuestruar 17 makineri elektronike. “Konomi, atentatorët ndodheshin shumë afër”
Hetimet për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi po përqendrohen edhe te vendi i ngjarjes, pasi ka dyshime se atentatorët ishin shumë afër.
6 vrasje te renda per 10 muaj, asnje e zbuluar
Gjashte persona jane ekzekutuar ne menyre mafioze per kete vit ne Tirane dhe policia ende nuk ka mundur te zbuloje asnje prej tyre. Behet fjale per krimet e renda te ndodhura qe nga muaji janar deri me sot, nderkohe qe policia shprehet se vetem tre prej tyre kane mbetur pa u zbuluar. Aksidentohen për vdekje 3 familjarë
Tre persona nga e njëjta familje humbën jetën dhe një tjetër u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Vlorë. Emigranti ekzekuton punëdhënësin, mohon krimin
Një emigrant shqiptar me emrin Xhonathan Limani ka mohuar akuzen e vrasjes se menaxherit te restorantit, ku punonte, pasi me pare pretendohet se ai i kishte prere koken viktimes perpara nje viti.

Lajmet kryesore

Kurban Bajrami kremtohet në trojet shqiptare
Shqipëri dhe Kosovë: Të reflektojmë për paqen dhe begatinë
Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”

BE: Shqipëria, dështim me energjinë
Replika mes PD dhe Presidencës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›