Kurban Bajrami, miliona besimtarë myslimanë mbërrijnë në Mekë
Mekë- Qyteti i Mekës është mbushur sot me miliona besimtarë për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit, i cili nis sot.
Autoritetet Saudite kanë paralajmëruar se do të ndaljonë çdo protestë të mundshme mbi konfliktin në Siri.
Xhamija e Madhe, qëndra e besimit islamik shkëlqen nga ngjyra e bardhë e veshjeve të pelegrinëve, ashtu siç çdo vitë e kërkon edhe tradita.
Pikën kulmore të Haxhit e përbën ngjitja në malin Arafat, ditën e enjte.
Pelegrinë në Mekë
Krahas 1.6 milionë pelegrinëve nga mbarë bota, do të jenë edhe gati 750.000 besimtarë nga vetë Arabia Saudite. Forcat vendosa të sigurisë kanë marrë masa për shmangien e ndonjë ikje të rrëmujshme apo incidentesh të tjera, siç kanë ndodhur shpesh në të kaluarën.
Panike që shpërtheu mes pelgrinëve 6 vite më parë i kushtoi 364 persona. Autoritet saudite kanë muja që pregatiten për këtë event ekanë investuar me shumë se 220 milionë euro në infrastrukturë për ta bërë pelegrinazhin sa më të sigurt e komod.
Pelegrinë në Mekë
Rrugëtimi drejtr Mekës është një nga pesë shtyllat e islamit dhe çdo musliman duhet ta ndërmarrë të paktën një herë në jetë. E mërkura shënon ditën e parë zyrtare të pelegrinazhit që kulmon pastaj me festën e flijimit, Kurban Bajramin.
/IDEA/