Trump kundër Obamës, manjati kërcënon me zbulim të divorcit
SHBA- Prestigjozja ‘Daily Mail’ shkruan sot se Donald Trump pretendon se ai ka zbuluar letrat e divorcit të Michelle Obama-s dhe të Presidentit, sipas burimeve të sigurta pranë manjantit.
Pohohet se manjati i pasurive të paluajtshme pretendon se posedon dokumente që tregojnë se Zonja e Parë Amerikane dhe Presidenti ishin në një pikë në 20 vite e para të martesës saqë e vunë në pikëpyetje kurorën.
Trump tha se të mërkurën do të bënte një njoftim që ndoshta mund të ndryshonte garën presidenciale. Pretendimet për letrat e divorcit janë bërë më parë, në një libër të botuar më herët këtë vit nga autori Ed Klein. Shtëpia e Bardhë mohoi akuzat dhe pastaj pretendoi se Klein kishte stisur historinë.
Michelle dhe Barack në ditën e dasmës
Donald Trump nuk ngurron të lajmërojë në rrjetin social Twitter çdo gabim të mundshëm të kreut të Shtëpisë së Bardhë. Përfshirë atë që e quan mekatin e Obamës: Gënjeshtrën mbi vendin e lindjes, që sipas rivalëve nuk ishte Hawai, por Kenia, çka e bënte të papranueshme kandidaturën e tij në 2008-tën.
Të dy burrat kanë mbetur armiq publikë. Obama e ka quajtur Trump-in një klloun, teksa manjati i referohet atij “presidenti më i keq ndonjëherë në detyrë”, madje ka kërcënuar për t’u drejtuar kundër tij teksa është vendosur në krah të republikanit, Mitt Romney.
Donald Trump mbështet Mitt Romeny-n
Dorina Bilbili/IDEA/

