E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurban, Rama: Berisha është për të ardhur keq e ka lexuar, Metën e besoj ai nuk lexon

Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka thumbuar u liderët e mazhorancës Sali Berishën dhe Ilir Metën nga Saranda ku ndodhet për të promovuar librin e tij Kurban.

Rama duke folur për atë që Berisha dhe Meta kanë shprehur në publik për librin e tij deklaroi se kreu i PD-së gënjen kur thotë se nuk e ka lexuar librin ndërsa për kreun e LSI-së tha se e besonte plotësisht që nuk e kishte lexuar pasi Meta nuk lexon libra.

Saliu është për të ardhur keq e ka lexuar librin dhe thotë se nuk e ka lexuar. Metën e besoj kur thotë se nuk e kam lexuar, ai nuk lexon libra, është shprehur lideri i opozitës.

Kreu i PS-së ka komentuar edhe ndërhyrjet në sheshin qëndror të Tiranës për të cilin tha: “Skëndërbeut, sheshin ia kthyen në kodër”.

Rama duke folur më tej për gjendjen në Shqipëri ka theksuar se drejtësia është kapur nga pushteti dhe se institucionet e saj nuk po japin drejtësi. Sipas tij në Shqipëri nuk ka demokraci dhe shtet të së drejtës pasi është rrëzuar drejtësia që është trau kryesorë i saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›